Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prezantohet në Drejtorinë e Arkivave drejtori i ri Ardit Bido

02/09/2016
Prezantohet në Drejtorinë e Arkivave drejtori i ri Ardit Bido
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u bë prezantimi i Drejtorit të ri të Arkivave Ardit Bido nga Sekretari i Përgjitshëm i Kryeministrisë  Engjell Agaçi dhe ish drejtori  Gjet Ndoj. Gjatë këtij prezantimi me stafin e DPA-së u falenderua ish-Drejtori Gjet Ndoj për punën e zhvilluar deri tani në përmisimin rrjetit arkivor në Shqipëri, i cili pati dhe rastin të bënte një përmbledhje të gjithë punës së DPA-së gjatë drejtimit prej tij. Më pas e mori fjalën Bido i cili paraqiti projektin e tij për përmisimin në vazhdim të punës dhe proceseve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ky projekt ka në themel të tij tri aspekte kryesre, rritjen e sigurisë, modernizimin e arkivave dhe rritjen e interesit ndaj arkivave.

CV e Ardit Bido

Ardit Bido ka mbrojtur gradën «Doktor i Shkencave» në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, lëmë në të cilën ka kryer edhe studimet Master. Ciklin e parë të shkollës së lartë e ka përfunduar për Gazetari në të njëjtin universitet. Punimet akademike përfshijnë studime të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit, kumtesa të referuara në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si edhe dy monografi: “Kisha Ortodokse Shqiptare: një histori politike (1878-1937)” dhe “Koncesioni editorial i medias shqiptare”.

Ardit Bido ka një përvojë disavjeçare në shtypin e shkruar dhe mediat audiovizive, përfshi drejtimin e redaksive të lajmeve të «TV Ora News», gazetës «Standard», gazetës «Kombëtare», etj. Po ashtu, ai ka menaxhuar departamentet e komunikimit të disa institucioneve akademike, shtetërore dhe private. Prej vitit 2012, është pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe pranë Universitetit Metropolitan Tirana. Ai ka pasur angazhime publike dhe komunitare, përfshi drejtimin e disa organizatave rinore, pjesëmarrjen në borde drejtuese universitare e kërkimore dhe zgjedhjen si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Njësisë nr. 9 në Tiranë.

Ardit Bido ka ndjekur një seri kursesh e trajnimesh profesionale lidhur me komunikimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të organizuara nga NATO, Ambasada Amerikane në Tiranë, etj., në Shqipëri, Belgjikë, Luksemburg, Serbi, e disa vende të tjera. Përveç gjuhës amtare shqipe, zotëron gjuhët angleze e greke dhe ka njohuri të gjuhëve italiane e franceze. Ardit Bido është lindur në Sarandë më 20 korrik 1987 dhe është babai i një vajze, Deas.

ardit bido

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.