Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDHE INA RAMA/Qeveria përzgjedh tre emrat drejt Strasburgut

25/08/2016
EDHE INA RAMA/Qeveria përzgjedh tre emrat drejt Strasburgut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria nuk ka lënë shumë mundësi që Strasburgu të mund të seleksionojë për gjyqtar në GJEDNJ ndonjë emër që nuk ëhstë i lidhur me qeverinë.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi janë përzgjedhur si kandidatë për t’u zgjedhur gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual, sipas top channel.

Zgjedhja do të bëhet me votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor të këtij viti. Pasi Këshilli i Europës i kërkoi Qeverisë shqiptare paraqitjen e listës me tre kadidatura, u bë edhe thirrja për aplikim, të cilës iu përgjigjen 11 emra.

Komisioni përzgjedhës i caktuar nga qeveria përbëhet nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani.

Komisioni përzgjedhës thirri kandidatët në një fazë të dytë dhe vetëm 6 prej tyre janë paraqitur. Për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetutese, komisioni, veç kërkesave të legjislacionit aktual, u kërkoi kandidatëve që vazhduan garën edhe vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit, si dhe kërkoi nga ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë.

Në përfundim komisioni ad-hoc propozoi listën me tre kandidatë, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama.

Në fazën e parë dhe të dytë kishte shprehur interes dhe kishte aplikuar për këtë post edhe zoti Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar të lerë detyrën duke u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Qeveria tërhiqet, GJKKO merr pagat e rritura nga Thesari i Shtetit

14/09/2026
Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

14/09/2026
Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Qeveria tërhiqet, GJKKO merr pagat e rritura nga Thesari i Shtetit

14/09/2026
Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

14/09/2026
Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.