Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Nuk ndalet grykësia, Rama gllabëron edhe 2800 m2 të stadiumit Qemal Stafa

08/08/2016
SKANDAL/ Nuk ndalet grykësia, Rama gllabëron edhe 2800 m2 të stadiumit Qemal Stafa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa tha se kryeministri Rama po zmadhon gjithnjë e më shumë përmasat e aferës së stadiumit “Qemal Stafa”.

“Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet. Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës. Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli”, është shprehur Ina Zhupa.

Më tejn zëdhënësja ka treguar edhe vendimin e qeverisë, ku 2.800 metra katrorë pronë e bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, “për aferën më të madhe financiare të kryeministrit”.

“2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama. Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës. Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare”,

Sipas PD kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.

“Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetra mijë metrave katrorë në zemër të Tiranës.Prona do ti kthetet qytetarëve, dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul. Do të ketë stadium ku prioritet ka sporti e spektatori, ku do të respektohen standartet më të larta olimpike. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka përfunduar Ina Zhupa.

vendimi i qeverise

ina zhupaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.