Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maqedonia në zi, ekipet e shpëtimit kërkojnë të zhdukurit

08/08/2016
Maqedonia në zi, ekipet e shpëtimit kërkojnë të zhdukurit
Share on FacebookShare on Whatsapp

E gjithë Maqedonia sot është në zi në kujtim të viktimave të përmbytjeve katastrofike që kapluan Shkupin mbëmjen e së premtes. Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërkohë autoritetet gjenden akoma në terren në kërkim të personave të zhdukur në rajonet e përfshira nga vërshimet.

Ekipet e MPB-së janë duke kontrolluar vendbanimet pas tërheqjes së ujit, ndërsa kërkimet sidomos janë përqëndruar në bodrumet e shtëpive të përmbytura.

Deri më tani nuk ka ndonja dalje të re për media nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra bilanci zyrtar i viktimave mbetet i njëjtë, 21 të vdekur.

Lagjja Çento, Smillkovca, Haraçina, Inxhikova dhe një pjesë e Ilindenit për shkaqe sigurie do të mbeten pa energji elektrike.

Një numër i madh i organizatave bamirëse të vendit si dhe një numër i madh biznesesh janë duke ndihmuar me produkte dhe gjëra tjera të nevojshme banorët e këryre zonave. Këto lagje njëkohësisht vizitohen edhe nga ambasdorë të vendeve të rajonit, të cilët nga afër po njihen me situatën e krijuar.

Gjendja më e rëndë vazhdon të mbetet në lagjen Hasanbeg. Banorët e kësaj ane nuk janë të kënaqur me ndihmat që iu ofrohen brenda këtij vendbanimi. Ata shprehen se iu ofrohet vetëm bukë dhe ujë, derisa nevojat e tyre janë shumë të mëdha dhe nga më të ndryshme. Ndërkohë që nevoja më e madhe për momentin është për veshmbathje.

Ndëkohë në seancën e fundit të jashtëzakonshme, qeveria e Maqedonisë mori vendimin për shpërndarjen e ndihmave financiare për familjet e viktimave që humbën jetën në përmbytjet. Për çdo familje që ka humbur të paktën një familjar do të ndahen nga 300 mijë denarë. Gjithashtu është marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve.
Së shpejti pritet të formohet edhe një komision për vlerisimin e dëmeve.

Reshjet e shiut kanë qenë prezentë edhe gjatë mbrëmjes së djeshme mirëpo nuk ka pasur dëme. /ora news/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.