Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rexhep Meidani: Qeveria e paaftë dhe e korruptuar, Ilir Meta energjik dhe koherent

05/08/2016
Rexhep Meidani: Qeveria e paaftë dhe e korruptuar, Ilir Meta energjik dhe koherent
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-presidenti Rexhep Meidani e mohon nëse ka marrë propozim për Kryeministër i një qeverie teknike, por e sheh të nevojshme një rifreskim të qeverisë, duke lëvizur disa emra dhe duke i dhënë asaj energji të reja.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Meidani mbështet kërkesat e LSI-së për impulse të reja në qeverisje, por jo shkëputje nga koalicioni qeverisës. Ai i sheh të domosdoshme disa ndërhyrje, sepse në sytë e shqiptarëve, sipas tij, qeveria vlerësohet e paaftë, e mefshtë, arrogante, por dhe e korruptuar.
“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm të administratës shtetërore”, shprehet ish-presidenti Meidani.
Duke përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi, ish-presidenti Meidani shprehet se zbatimi i kësaj reforme duhet të veprojë dhe ndaj atyre individëve që denigrojnë figurat publike me mashtrime dhe akuza të pabaza, të cilët sipas tij janë dhe punonjës të administratës publike, dhe janë shtuar shumë gjatë viteve të kësaj qeverisjeje.
Ai e vlerëson rolin që luajti kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në arritjen e konsensusit të plotë për miratimin e Reformës në Drejtësi, “në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të Gjyqësorit”.
Ish-presidenti e sheh rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin sa të rëndësishëm, aq dhe të tepruar.
Sipas tij, ky teprim i ambasadorëve në detyrimin e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi nuk është parë as në momentet më të vështira për vendin, as në krizën e piramidave, por as gjatë referendumit të Kushtetutës në 1998. Për ish-kreun e shtetit, roli i ambasadorëve për Reformën në Drejtësi i nxori bojën një pjese të politikës pompoze shqiptare në sytë e publikut.
“Propozimi i Metës për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese”, thotë Meidani.
“Ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtësi. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme”, vijon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.