Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTET/ Zbulohet roli i vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun ndërkombëtar të drogës

04/08/2016
DOKUMENTET/ Zbulohet roli i vëllait të Fatmir Xhafajt  në trafikun ndërkombëtar të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zbuluar roli i vëllait të Fatmirë Xhafës në trafikun ndërkombëtarë të drogës. Në dokumentet e bëra publike sot nga zëdhënsja e PD Ina Zhupa shihet kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës. Sipas ketij vendimi gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi, një pozicion kyc në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.

Deklaratë e Zëdhënëses Ina Zhupa

ina zhupa_copy_2

Kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë.

Pse kërkohej me cdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën ​urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës.

Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi, një pozicion kyc në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.

Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001.

Një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë.

Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia) me degë në Itali dhe SHBA.

Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja.

Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi.

A ka konflikt më të pastër interesi se sa ky?

Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast?

Pse hesht Edi Rama?

Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 përqind të parave për cdo rrënjë kanabis.

Po Shqipëria do të ketë drejtësi. Shqipëria do të pastrohet nga droga. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

 

72033832-6686-4445-902c-5c97a8a2a4db

8eef62b6-3127-47ad-b343-f7d3f0231ace

3ca3eccc-352d-4309-bf24-bb82aac605bf_copy_1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.