Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Tregtarët e Pazarit të Korçës, në pritje… të angloamerikanëve

03/08/2016
SHËNIM/ Tregtarët e Pazarit të Korçës,  në pritje… të angloamerikanëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ju kujtohet,  kur Pazari i Korçës ishte në rikonstruksion e sipër,  sa herë erdhi,  iku dhe prapë erdhi kryeministri i vendit? Ju kujtohet, që herë e vizitonte dhe fotografonte ditën dhe herë natën, herë e fotografonin vetëm, herë me të voglin pas dore, duke e përdorur edhe atë,  për të promovuar modelin e Rilindjes Urbane?
Ju kujtohet, që pasi inspektonte punimet për Kullën, bashkë me shpurën e administratës,  hidhej edhe një herë nga Pazari, si për të na paralajmëruar, që do ta dreqoste me Pazarin,  ashtu si bëri edhe me Kullën?
Kur kryeministri rralloi dhe ndërpreu vizitat çdo dyjavëshe në Korçën, që po rilind, sidomos falë propagandës bajate, në çdo cep dhe me çdo mënyre, promovimin e çdo guri dhe tulle, apo muri, që bojatisej në Pazar, po e bënte zëvendësi i tij, Peleshi.
Ky, e fillonte fundjavën duke adhuruar Parkun Rinia, e vazhdonte duke u fotografuar “pa dashje” me popullin në Pedonale dhe e përfundonte me Pazarin, ku tregtarëve u premtonte, edhe pas vendimit të këshillit bashkiak, se çdo gjë do të rregullohej.
Dhe nuk gënjeu ai. U rregulluan të gjitha, sipas idesë dhe planit të tij, me izën dhe firmën e tij. Prandaj u investuan bujarisht 4 milion euro për rikonstruksion dhe qindra mijëra të tjera, për ta reklamuar projektin, që do të bënte hatanë dhe do t’i sillte bum ekonomisë së qytetit dhe turizmit.
Që të ndodhte kjo, së pari duhej te largoheshin tregtarët e pazarit, shumica e të cilëve, nga prona e tyre, e ligjshme, e trashëguar, jo e rrëmbyer, as e grabitur. Por, që sot, prona , po ju merret me paligjshmëri dhe po ju grabitet me harbutërinë dhe forcën e pushtetit të pangopur dhe në babëzi ulëritëse.
Pronarët e dyqaneve në hyrje të Pazarit dhe në qendër, se për këto zona po bëhet e gjithë lufta, nuk kanë qenë dakord për të ndryshuar aktivitetin dhe as kanë hedhur firmën në defterin e bashkisë. Edhe pse bashkia, deklaron nga mëngjesi në mbrëmje, se tregtarët mund të ushtrojnë një prej aktiviteteve të listës me 24 te tilla, kjo nuk është e vërtetë.
Tregtarët, edhe po të vendosin të ndryshojnë aktivitetin, nuk do të zgjedhin ata nga lista e re, por llojin e aktivitetit do ta zgjedhë bashkia. Në hyrje të Pazarit, nuk mund te shesësh, mandolina, por duhet të shesësh erëza, se kështu do bashkia dhe po nuk u binde, bashkia sjell në pazar ndonjë kompani erëzash nga Tirana dhe ti ose do ta lëshosh me qira, ose do ta shesësh pronën tënde. Me një fjalë, do zhdukesh nga Pazari.
I frikshëm, vizioni i pushtetit: sot të mbyll dyqanin dhe të hedh në rrugë, nesër të grabit pronën, ditën tjetër të kërcënon me polici, që ta mbyllesh gojën dhe të mos reagosh dhe pasi të ka mashtruar, vjedhur, poshtëruar, të sjell edhe Peleshin, që të të ngushëlloje, se reformat janë të dhimbshme, se zhvillimi ka kosto, se që të rilindesh, duhet te jesh pa bukë, pa punë, pa pronë dhe pa brekë.
Tregtarëve të pazarit nuk ju mbetet gjë tjetër, veç të shpresojnë të rrezohet sa më parë qeveria, ashtu si pas çlirimit të vendit, kur borgjezët dhe reaksionarët, mbanin veshin pas radios, duke dëgjuar stacionet e huaja, me shpresë , se dita kur do të zbarkonin ne Shqipëri anglo-amerikanët, nuk do ishte e largët. Le të bjerë, qeveria.
Reaksionarët na e morën të keqen, se Kullën e ndërtuam dhe nga maja e Kullës do ëndërrojmë,  si do ishte ai ishulli që Peleshi ja premtoi Beratit. /albaniamozaik/
rama-ne-korce-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.