Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia: Fajin për vdekjen e turistit rus e ka bashkia e Himarës

03/08/2016
Policia: Fajin për vdekjen e turistit rus e ka bashkia e Himarës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ia faturon përgjegjësinë për humbjen e jetës së një turistit rus, bashkisë së Himarës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia bënë të ditur se bashkisë së Himarës i janë dërguar 6 shkresa për plotësimin e detyrimeve nga ana e saj.
“Nisur nga ngjarja e rëndë që  ndodhi sot, ku humbi jetën një pushues në zonën e Himarës, Policia e Shtetit informon se Bashkisë Himarë i janë dërguar 6 shkresa zyrtare për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga VKM nr. 321.
Në çdo takim të zhvilluar me Task Forcën, Policia e Shtetit ka ngritur problematikën për masat e munguara për sigurinë në plazhe nga ana e pushtetit vendor.
Megjithatë shërbimet e Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar jetën e qetësinë e pushuesve në plazhe, sidomos gjatë ushtrimit të aktivitetit me mjete lundruese”, bënë të ditur zyrtarisht Polica e Shtetit.
Ndërkohë, në tentativë për të bërë prezentë masat e saj për periudhën e sezonit turistik, 1 qershor deri në 3 gusht 2016, në muajin e tretë të këtij sezoni, Polica vazhdon të jetë në fazën  e konstatimit.
“Policia e Shtetit konstaton mangësi të theksuara nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, në zbatim të VKM Nr. 321, datë 28.  05. 2014 ‘Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore’”.
Më tej, Policia e Shtetit duke renditur detyrimet e njësive vendore, sërish konstaton se, “se organet përgjegjëse nuk kanë marrë masa dhe nuk janë krijuar kushtet e nevojshme qoftë edhe në një plazh të vetëm, me gjithë komunikimin e vazhdueshëm shkresor të kryer nga ana e Policisë së Shtetit”.
Duke tentuar të shpërndajë “delegojë” përgjegjësitë te njësitë vendore, Policia e Shtetit pranon se deri tani ka qenë në rolin e “superiorit”, ndërsa premton se do të fillojë të punojë në plotësim të detyrimeve të saj.
“Policia e Shtetit do të sekuestrojë dhe ndëshkojë me masa të ashpra të gjitha mjetet lundruese që thyejnë distancën e sigurisë prej 300 metrash nga vija bregdetare, nuk respektojnë korridoret e hyrje-daljes në det, si edhe qarkullojnë me shpejtësi të lartë në zonat e plazheve.
Gjithashtu, do t’i rekomandojë të gjitha Njësive vendore marrjen e masave konkrete ndaj çdo subjekti që nuk ka respektuar parashikimet ligjore për sigurinë e pushuesve në det.
Policia e Kufirit dhe Migracionit do të monitorojë në vazhdimësi zbatimin e masave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar dhe në njësitë operuese përgjatë bregdetit, duke bashkëpunuar me të gjitha agjencitë shtetërore dhe subjekte që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik”, premton Policia e Shtetit, kur më se dy të tretat e periudhës së sezonit turistik ka mbaruar dhe se zyrtarisht këtij sezoni i ka mbetur më pak se një muaj kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta vijon në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

Protesta vijon në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

09/06/2026
Protesta në ditën e 10. Thirrje emigrantëve të kthehen në protestë

Protesta në ditën e 10. Thirrje emigrantëve të kthehen në protestë

09/06/2026
Rama me gazetarë nga vendet e BE: Do heqim ligjin për Investimet Strategjike

Rama me gazetarë nga vendet e BE: Do heqim ligjin për Investimet Strategjike

09/06/2026
Sarandë, asgjesohen nga policia 9841 rrënjë kanabis sativa

Shkarkime në policinë e Shkodrës, plantacion me kanabis

09/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta vijon në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

Protesta vijon në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

09/06/2026
Protesta në ditën e 10. Thirrje emigrantëve të kthehen në protestë

Protesta në ditën e 10. Thirrje emigrantëve të kthehen në protestë

09/06/2026
Rama me gazetarë nga vendet e BE: Do heqim ligjin për Investimet Strategjike

Rama me gazetarë nga vendet e BE: Do heqim ligjin për Investimet Strategjike

09/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.