Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis, për krimet e pasojat që vijnë nga droga”

03/08/2016
“Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis, për krimet e pasojat që vijnë nga droga”
Share on FacebookShare on Whatsapp

​Nëpërmjet një delikarate për media Ervin Salijani thotë se PD ka denoncuar prej muajsh me prova dhe fakte kthimin e Shqipërisë nga Edi Rama në Kolumbinë e Europës.

“Prej 4 ditësh kemi denoncuar me video, foto, prova të dorës së pare, luginën e drogës në Vlorë. Prej dy ditësh kemi denoncuar me video, foto e prova hambarin e drogës në vendlindjen e Tahirit të Ramës, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e krerëve të Policisë. Edhe pse i treguam ne vend parcelat me kanabis, asnjë mase, asnjë operacion. Arsyeja dihet, ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit. Ai bëhet nën mbikqyrjen e shefave të policisë, që janë sekserët e 30 përqindëshit për cdo parcelë. Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di cdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë”, thote Salijani.

Sipas PD që prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama. Ndaj Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët.

“Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjecari Elidian Pashai ra viktime e një tafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë.Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela.Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëvë të varfër me 10 – 20 mije lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantet e qeveritarët.Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e bujqësisë shqiptare nën presionin e narkokultivuesve. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe biznesit të ndershëm që tani duhet të konkurrojnë me ekonominë e drogës. Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Por me veprimet dhe mosveprimet e tij, inkurajon në fakt këtë gjendje të paprecedentë kriminaliteti dhe kërcënimi të stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Shqiptarët kanë detyrimin ta largojnë një ore e me parë këtë përgjegjës të pasigurisë dhe rrënimit të ekonomisë së tyre. Ajo ditë po vjen. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,eshte shprehur Salijani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.