Grabitja në Aeroportin e Rinasit ka shkaktuar një valë debatesh në distancë të disa institucioneve ne lidhje me përgjegjësitë për sigurinë ne këtë hapësirë.
Siguria ne aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend ka një shtrat ligjor ku përfshihen disa strategji, ligje dhe vendime qeverie që synojnë parandalimin e cenimit të sigurisë në këtë objekt te rëndësisë se veçantë.
Një rol te posaçëm ne sigurinë e aeroportit mësohet të këtë pasur në mënyrë të vazhdueshme edhe Shërbimi Informativ Kombëtar.
Burime te sigurta konfirmojnë për Ora News se ka qenë shërbimet inteligjente që kanë vënë në lëvizje strukturat shtetërore përgjegjësie për sigurinë në aviacion, që rezultuan me kryerjen e testimeve të sigurisë në Aeroport.
Pas marrjes së këtyre informacioneve nga SHISH për siguri të cenuar në aeroport, mësohet se Ministria e Transporteve ka kërkuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, verifikimin e tyre dhe marrjen e masave parandaluese.
Rezultati i testimit dëshmoi siguri të cenuar dhe konstatimet ju përcollën autoriteteve të aeroportit ndërkombëtar, i cili dorëzoi ne drejtorinë e aviacionit civil një plan masash korrigjuese për elementët e sigurisë.
Por Baza ligjore është ajo qe përcakton përgjegjësitë e gjithsecilit në këtë ngjarje te rende. Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë në nenet 106 dhe 109 sanksionojnë përgjegjësinë e autoritetit të aviacionit civil për hartimin e programit te sigurisë kombëtare ne aviacionit civil, i cili është miratuar me vendim te këshillit te ministrave ne 10. 08. 2011.
Ky program, i cili është konfidencial zbërthen në detaje përgjegjësitë e disa institucioneve. Në këtë dokument në lidhje me përgjegjësinë thuhet:
– ORGANIZMAT PERGJEGJES DHE PERGJEGJESITE
Autoriteti Përgjegjës për sigurinë e aviacionit civil është Autoriteti i Aviacionit Civil. Implementimi i programit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil kryhet nga Drejtoria e Aeroporteve dhe Sigurisë në AAC.
2.1 Autoriteti përkatës i përcaktuar për sigurinë e Aviacionit Civil.
Autoriteti përkatës i përcaktuar ka përgjegjësi të plotë dhe të gjithanshme për zhvillimin, koordinimin dhe implementimin e parashikimeve te programit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil të Shqipërisë.
Autoriteti përgjegjës i përcaktuar për sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Shqipërisë në planin kombëtar është Ministria e Brendshme dhe Ministria e Buneve Publike dhe Transportit. Zbatimi i Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil kryhet nga Autoriteti Aviacionit Civil dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Përgjegjësitë për sigurinë e aviacionit civil të këtij Autoriteti përfshijnë por nuk janë të kufizuara në:
– Zhvillimin, implementimin dhe përmirësimin e programit kombëtar te sigurisë se aviacionit civil të Shqipërisë;
– Përcaktimin dhe bllokimin e detyrave për zbatimin e aspekteve te ndryshme te programit kombëtar të sigurisë se aviacionit civil të Shqipërisë;
– Vendosjen e mjeteve dhe mënyrave te koordinimit te aktiviteteve ndërmjet organizmave te ndryshme ne Republikën e Shqipërisë ne lidhje me ose përgjegjëse për aspekte te ndryshme te programit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil te Shqipërisë;
– Dërgimin e pjesëve përkatëse ose programin kombëtar të sigurisë së aviacionit civil të Shqipërisë tek autoritetet aeroportuale, shoqëritë ajrore dhe subjekte të tjera që operojnë brenda territorit të vendit;
– Rishikimin dhe përmirësimin e efektivitetit të programit kombëtar të sigurisë së Aviacionit Civil të Shqipërisë, rivlerësimin dhe amendimin e masave të sigurisë dhe të procedurave të akteve të ndërhyrjes së paligjshme si dhe marrjen e të gjitha masave të duhura për likuidimin e të metave, dobësive si dhe të parandalimit të këtyre ngjarjeve;
– Rishikimin dhe miratimin e programit të sigurisë aeroportit të operatoreve të avionit në lidhje me sigurinë ndërkombëtare;
– Sigurimin e shërbimit të sigurisë në aeroportet ndërkombëtare brenda Republikës së Shqipërisë kryhen me anë të mjeteve ndihmese të sigurisë duke përfshirë, zyrat, pajisjet e telekomunikimit, pajisjet përkatëse të sigurisë dhe mjetet ndihmese të trajnimit të personelit të sigurisë;
– Propozimin, zhvillimin dhe rishikimit, nëse është e nevojshme, politikat kombëtare në lidhje me sigurinë e aviacionit civil;
– Zhvillimin dhe përgatitjen e rregulloreve të plota kombëtare në lidhje me sigurinë e Aviacionit Civil;
– Sigurimin e arkitekturës dhe infrastrukturës në aeroportet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë në lidhje me kërkesat e implementimit optimal të masave të sigurisë ndërkombëtare të jenë të integruara në projektet dhe konstruksionet e mjeteve të reja ndihmëse si dhe të alternuara me ato ekzistuese;
– Zhvillimin dhe implementimin e programit kombëtar të trajnimit të stafit të sigurisë së aviacionit civil koordinimin e tij me/dhe miratimin e programit kombëtar të trajnimit të stafit të sigurisë së aviacionit civil të shoqërive ajrore ose të organizmave të tjerë, që operojnë në aeroport.
Një prej institucioneve te tjera përgjegjëse për sigurinë ne aeroport te përcaktuara ne programin kombëtar është dhe administrata e operatorit të Aeroportit. Konkretisht në këtë kapitull thuhet.
2.2 Operatorët e Aeroportit
– 2.2.1 Administrata e Operatorit te Aeroportit
Administrata e Aeroportit Bdërkombëtar dhe e aeroporteve te brendshëm është përgjegjëse për menaxhimin dhe operimin ne aeroportin përkatës. Administrata e aeroportit ka përgjegjësi për vendosjen dhe implementimin e masave të sigurisë për parandalimin e akteve të ndërhyrjeve të paligjshme në aeroportin përkatës.
Përgjegjësitë specifike te administratës se aeroportit përkatës përfshijnë por nuk janë të kufizuara tek:
– Vendosjen dhe implementimin e programit të sigurisë së aeroportit, në marrjen e masave të forcimit të sigurisë në përputhje me kërkesat e programit kombëtar të sigurisë së Aviacionit Civil të Shqipërisë;
– Në përcaktimin e një personi zyrtar të ngarkuar me detyrën e koordinimit dhe të implementimit të parashikimeve specifike të programit të sigurisë së aeroportit;
– Të sigurojë vendosjen e Komitetit të Sigurisë të aeroportit në konformitet me kërkesat e vendosura në programin kombëtar të sigurisë së Aviacionit Civil të Shqipërisë;
– Të integroje nevojat e sigurisë së aviacionit në projektet dhe konstruksionet e mjeteve të reja dhe t’i alternojë ato me ato ekzistueset në aeroportin përkatës.
Përgjegjës për sigurinë në aeroport në programin kombëtar të sigurisë së aeroporti të miratuar në vitin 2011 janë dhe autoritetet e Policisë së Shtetit. Në kapitullin e përgjegjësive të policisë thuhet.
– 2.2.4 Autoritetet e policisë.
Objekti i punës se Autoritetit të Policisë Shtetit në kontekstin e sigurisë se aviacionit civil është parandalimi dhe zbulimi i veprave penale, që cenojnë marrëdhëniet e vendosura ne këtë fushe, mbikëqyrjen e personave, shtetas shqiptar dhe te huaj, te cilët mund të përbejnë rrezik për aviacionin civil dhe zonave të kufizuara, marrjen e drejtimit dhe sigurimin e mbështetjes në rastet e situatave të incident-aksidenteve e të emergjencës, të akteve terroriste dhe të rrëmbimit të avionit mbështetur dhe në zbatim të planit të hartuar për këtë qellim.
Komisariati Policisë se Aeroportit Ndërkombëtar dhe aeroporteve te brendshëm është përgjegjës për kryerjen e funksioneve dhe aktiviteteve ne emër të Republikës se Shqipërisë për të mbrojtur aviacionin civil nga aktet e ndërhyrjeve te pa ligjshme.
Përgjegjësitë e veçanta të Komisariatit të Policisë se Aeroportit Ndërkombëtar dhe të aeroporteve te brendshëm ne zonën e aeroportit janë si me poshtë:
Parandalimi dhe zbulimi i krimeve ndaj mjeteve ndihmese te aviacionit civil:
– Survejimi rutine dhe patrullimi i zonave të përcaktuara të terminalit të aeroportit;
– Survejimi i pasagjerëve në mbërritje dhe në nisje si dhe të personave, të cilët mund të paraqesin kërcënim për aviacionin civil;
– Përgatitjen e Planit Kontingjent me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ose të organizmave të tjerë, që operojnë në aeroport në përgjigje dhe në kontrollin e akteve të rrëmbimit, sabotazhit, të kërcënimit me bombe ose të tjera kërcënime, të sulmeve në tokë si dhe të çrregullimeve civile;
– Përgatitjen e Parashikimeve të përgjigjes së specializuar që përfshijnë por nuk kufizohen vetëm te njësitë anti-teroriste, ndërhyrja e armatosur, bisedimet mbi pengjet dhe të mjeteve eksplozive.
– Përgatitjen e Parashikimeve të ndërhyrjes së shpejt me armë në rast të incidenteve të mëdha në Aeroportin Ndërkombëtar dhe të aeroporteve të brendshëm;
– Trajnimin përkatës të personelit të policisë në lidhje me praktikat e sigurisë së Aviacionit Civil si dhe procedurat gjatë kryerjes së operimeve përkatëse.
Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit është kthyer sot në epiqendrën e një debati të fortë lidhur me përgjegjësitë mbi sigurinë pas grabitjes në piste të një sasie të konsiderueshme valute e destinuar për transport fizik. Autoritetet shtetërore janë në pritje të hetimeve të cilat duket se do zgjasin gjatë dhe do përfshijnë një rreth të gjerë institucionesh dhe zyrtaresh pasi dhe vala e përgjegjësive është sa e gjatë aq edhe e gjerë. /oranews/





