Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ 6 përgjimet e Arben Ahmetajt: Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”.

Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke pretenduar se armë prodhohen e paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti. Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si “kreu i organizatës”, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

Pjesë e dytë nga intervista ekskluzive:

ÇIM PEKA: Jemi rikthyer në pjesën e dytë me Arben Ahmetajn, jemi live nga Zvicra. E kam prezantuar, po flitet shumë për dëshminë e re të cilën zoti Ahmetaj e posedon dhe ka marrë përsipër ta bëjë publike.

Bëhet fjalë për një audiopërgjim. Ahmetaj, nuk dua t’ju pyes siç pyesin çdo gazetar në Shqipëri çfarë do bëjë e çfarë s’do bëjë, se kryesisht gazetarët e regjimit pyesin ‘nga e gjete’, por kjo nuk më intereson fare. Çfarë do të thotë për ju ky audiopërgjim?

ARBEN AHMETAJ: Mund të më pyesësh ku e gjeta, përgjigjja ime do të ishte që s’jam i autorizuar, po ju s’më pyetët, kështu që unë nuk po ju përgjigjem.

ÇIM PEKA: As nuk më duhet. Rëndësi ka që është autentik, nuk kontestohet dot.

ARBEN AHMETAJ: Mund të marrin qindra e qindra specialistë. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala.

ÇIM PEKA: Domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e…

ARBEN AHMETAJ: Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar.

ÇIM PEKA: Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë.

ARBEN AHMETAJ: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

ÇIM PEKA: Është izraelit?

ARBEN AHMETAJ: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

ÇIM PEKA: I çfarë viti është audiopërgjimi?

ARBEN AHMETAJ: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

ÇIM PEKA: Ministri aktual i Mbrojtjes?

ARBEN AHMETAJ: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve. Raundi i parë.

PJESA E PARË: VIDEO

ÇIM PEKA: Pra, publiku i ka ndjekur dhe nëpërmjet ekranit të titruar në shqip. Tani sqaro pak çfarë është?

ARBEN AHMETAJ: Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im.

Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t’ia dhënë Ron Yefetit.

Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent.

Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’. Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria.

ÇIM PEKA: Është tjetër izraelit ky?

ARBEN AHMETAJ: Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s’ka hedhur asnjë cent’.

Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë.

ÇIM PEKA: Po pse i quajtur Ermal Raketa?

ARBEN AHMETAJ: Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa.

Kalojmë tek episodi i dytë.

ÇIM PEKA: Te episodi i dytë.

AUDIOPËRGJIMI-PJESA E DYTË: VIDEO

ARBEN AHMETAJ: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit.

ÇIM PEKA: Vijmë te episodi i tretë.

AUDIOPËRGJIMI- PJESA E TRETË: VIDEO

ARBEN AHMETAJ: Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën.

ÇIM PEKA: Si paketohet? Mbaj mend që ka thënë në Parlament ministri aktual i Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.

ARBEN AHMETAJ: Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.

Ermal Raketa ka detyrim t’u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale.

AUDIOPËRGJIMI – PJESA E KATËRT: VIDEO

ARBEN AHMETAJ: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve dhe po ta dëgjosh, pala tjetër i referohet tenderave. Ky, Roni, gjithmonë flet për ‘pa tendera’, sepse kreu i organizatës ia kalon paratë pa tender.

Kjo strukturë kriminale bëhet që nesër të ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që vjen nesër.

ÇIM PEKA: I referohet Julian Hoxhajt?

ARBEN AHMETAJ: Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri.

Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s’bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.

Çim Peka: Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.

Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky… Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t’i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t’i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t’ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t’i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t’ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s’e ka dhënë… Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa… lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të… për të prodhuar në Shqipëri.

Çim Peka: Vazhdojmë me pesën.

Arben Ahmetaj: Pra, i referohet plugut. Julian Hoxhaj në mos gabohem? Urime për plugun, se megjithëse këta qeshin, edhe shoë me the money thotë. Të tregoj unë paratë. Shoë me the money.

Edhe pastaj segmentet e SPAK-ut, le të refuzojnë të ndjekin paratë e inceneratorit të Tiranës, e inceneratorëve, të një kompanie që ka marrë koncesion rrugësh, të një kompanie ‘B’ kushërinj, të këtij që ka marrë koncesionet e rrugëve. Le t’i ndjekin paratë që i lidhin me plaçkitjen.

Le t’i ndjekin, që janë bërë nga 1, 140 milionë për një vit. Po, sepse ia lë në dorë koncesionari, i thotë urdhëro, ja, kjo është kompania jote, plaçkite, bëj çfarë të duash, mbushe. Dhe plaçkitësi e ka mbushur.

Nuk diskutohet. Pra jemi duke folur për vazhdimin e logjikës të përgjimeve të mëparshme. Pra, jemi KAYO koncept, si koncept kriminal, Delvina, që mësova disa ditë përpara që mund të jetë edhe një qytetar amerikan në arbitrazh. Më thanë që përgatitet tani në shtator që të bëjnë heqjen finale.

Çim Peka: Ato që i përdorin për t’i mbyllur gojën ambasadës e të tjera.

Arben Ahmetaj: S’po hyj fare d.m.th në atë.

Çim Peka: Kalojmë te episodi 6.

Arben Ahmetaj: Po, te episodi 6.

Arben Ahmetaj: Pra, Roni do të bëhet i pasur me paratë e shqiptarëve. Dhe vlera e vetme e Ronit, pa e paragjykuar profesionalizmin e Ronit në punët e veta dikur, është miqësia me kreun e organizatës. Dhe ai thotë t’i bëjmë punët e pista. E ke këtu, e ke këtu, ja dëgjoje tjetra.

Arben Ahmetaj: Pra dy gjërat e fundit se sigurisht që kemi mundësi t’i elaborojmë pafund… dy gjërat e fundit, Roni i thotë që s’keni nevojë për para, i thotë. Vetëm bëni anën teknike se paratë i derdhin shqiptarët nëpërmjet firmës së kreut të organizatës. Dhe thotë në fund, qeveria na ka marrë për të bërë gjërat e këqija të tyre. Domethënë, klonimi i të keqes nga qeliza alfa kancerogjene te qelizat satelitore kancerogjene hanë trupin e Shqipërisë. E hanë trupin e Shqipërisë. Pra janë tre orë. Ka perla sa të duash. Po sigurisht që shqiptarët do kenë mundësi në vazhdimësi t’i ndjekin edhe perlat e tjera.

Flasim për kreun e organizatës që ai thotë do kemi një mbledhje KKT-je, pastaj ka mbledhje Këshilli Ministrash, pastaj shiko referojuni pika e kontaktit është Erjon Raketa Nufi… pastaj Erjon Raketa Nufi bëhet ministër pas një muaji. Ne do marrim Vlorën.

Nuk po thotë, po flet, po thotë që shiko ka një tender për teatrin e Vlorës edhe do hyjmë atje, do zoti e marrim, të jemi më të mirët. S’bëhet fjalë për këto. Do marrim teatrin e Vlorës, do bëjmë këtë, do bëj atë, do bëj trafikun e armëve… ka perla.

Arben Ahmetaj: Pra, kjo u mjafton shqiptarëve të kuptojnë që ky po klonon gjysmën në të gjitha shërbimet publike për t’i grabitur. Buxheti i shtetit sot është në gjakderdhje financiare. Pra, unë e ndava këtë audio-përgjim me qytetarët, që qytetarët të shohin vetë nga goja e aktorëve se si grabitet Shqipëria. Nga kush grabitet Shqipëria.

Dhe dua që t’i shpjegoj qytetarëve një element që unë e mendoj se është shumë i rëndësishëm. Më falni një sekondë. Do duhet që të… do duhet që të sistemoj pak… okej.

Atëherë, kam sjellë diçka interesante, shumë të shpejtë, nga T-MAC Defense. Dhe ky, që ka bërë këto ligjet kriminale dhe që ish-kolegët e mi… ish-kolegët e mi nuk e refuzuan… po jemi të bindur që… nuk do vazhdojë gjatë kjo histori.

Këtu jemi duke folur për T-MAC Defense. Çfarë është T-MAC Defense, të dashur qytetarë?

T-MAC Defense është një kompani e krijuar nga Kajo dhe nga Roni Efet me dikë tjetër. 80% i ka Roni Efet me dikë tjetër, dhe 20% i ka i shkreti shtet. Nëpërmjet Kajos, i shkreti shtet.

Dhe, ja ku e keni pasqyrën financiare. Do t’ju lutesha dhe ju mund ta keni, unë e kam dërguar, po me këto shënime, për të kuptuar qytetarët.

Do ta them me terma të thjeshta çfarë ndodh këtu.

Pra, të nderuar qytetarë, T-MAC Defense ka 14 punonjës me një rrogë prej 860 eurosh. Pra, vlera e shtuar e tyre është gjithsej diku te 150 mijë euro në vit.

Dhe, po të shohësh, ka totalin e aktiveve afatgjata. Totali i aktiveve afatgjata, të nderuar qytetarë, në një gjuhë të thjeshtë do t’i referohej makinerive dhe pajisjeve. Gjithsej ka 220 mijë lekë. Shifeni pak, 220 mijë lekë, zoti Peka.

Pra, jemi duke folur për një kompani që edhe një kioskë e vogël është më e madhe.

Dhe shikoni pak aktivet afatshkurtra, në gjuhën popullore do ta thjeshtësoj. Shikojeni pak.

Pra, totali i pasurisë, me demek, jo i pasurisë tamam, se është koncept tjetër kapitali, është 947 milionë lekë. Dhe të gjitha këto, që ta kuptoni, janë paradhënie. Janë paradhënie nga buxheti i shtetit.

Tani, kur u bë ligji, Roni do ishte investitor. Shifeni pak kapitalin. Kapitali është pasuria që vjen nga bashkëpronarët dhe pastaj trashëgohet dhe fitimi. Pra, akumulohet fitimi. Nuk dua të hyj në terma teknikë.

Pra, kapitali… po ku janë paratë e Ronit që i ka investuar? Është negativ, zoti Peka, shikoje pak, është negativ.

Pra, kompani që ka futur tubin në kraharorin e buxhetit të shtetit dhe thith gjak nga aorta e buxhetit të shtetit. Procedurë pa tender, pa tender.

Një anti-pseudo, anti-korrupsionist brenda grupit parlamentar, ka folur ndonjëherë për këtë? Ose për plaçkitësin? Jo. S’ka folur. Flet për çfarë të duash ti, edhe për eklipsin e hënës, po nuk merret me këtë. Se e njeh shumë mirë.

Se çfarë është kjo? Se po mos ta njihte, do thoshte nuk e njihte. E njeh shumë mirë.

Pra, kjo pasqyrë financiare tregon krimin. Tregon se si skajon kjo kompani terroriste që iu dorëzohen kompanive private, që pastaj thithet gjaku nga aorta, nga kraharori i buxhetit të shtetit dhe i shqiptarëve.

Ja kreu i organizatës që del atje dhe mburret dhe bën aktorin dhe kërcënon. Kreu i organizatës kërcënon. Vazhdo, kërcëno. Kërcëno edhe në SMS që i shkruan. Edhe në SMS që i shkruan. Dhe mendon se t’u shkruajtën… po, po, vazhdo.

Ja ku ke shtrydhje nga buxheti i shtetit. Do t’i lutesha regjisë ta nxirrnin.

E mbani mend kur kam thënë që ka emëruar komandantin e forcave tokësore, e ka ndryshuar? Për këtë gjë e ka ndryshuar, se jo çdo njeri firmos me sy mbyllur. S’janë të gjithë Ermal Raketa. As Plaçkitësja. As Akshi. Ka njerëz që kanë dhe tru në kokë.

3.1 milionë. Edhe Roni Efeti qesh me paratë e shqiptarëve. Hahaha, ‘shoë me the money’. Më trego mua paratë.

Paratë e kujt po u vjedhisin shqiptarëve? Cilat para? Paratë e onkologjikut që mungojnë. Cilat para? Ja ku janë paratë e onkologjikut. I merr Roni.

Në një anë i merr Ermal Beqiri me Gysin, në anën tjetër i merr Roni, në anën tjetër do vijë Sani, në anën tjetër do t’i japim rezervën, në anën tjetër do vijë Mirsadi i madh, në anën tjetër është Valoni i vogël.

Pas Smart City-t, se kemi histori më pas. Klonim i krimit me fytyrën e klonuar të Gys Agasit.

Dhe këta burrat dhe gratë janë ngucuar si qyqe të më quajnë mua në arrati. Tani e kuptoni?

Po, dhe ndonjëri nga këta ka guxuar edhe të kërcënojë. I kam thënë: pushkë top! Edhe kreut të organizatës ia kam thënë: pushkë top.

A ia arrite të përdorje segmentet e SPAK-ut kundër meje? Bravo të qoftë, shijoje për sa mundesh.

Unë dhe familja ime po vuajmë. Nuk e fshehim dot më, nuk kemi mundësi ta fshehim më. Na është përbuzur familja, torturuar kalamajtë poshtë e lart. Gjenocid. Nuk ka njeri që nuk është cenuar dhe s’është hequr nga puna.

Ore, gruan time e hoqën nga puna nga ato sajesat e kreut e të tjera e të tjera.

Shiko se tani që po akuzohet, i prish imazhin kompanisë. Pra, One-it. One-i ka kontratë me vëllain e Erion Veliajt. Me kërkesë të kreut të organizatës, që shkon nganjëherë dhe 4 milionë e kusur.

Këtë kanë bërë këta. Ja!

Dhe këtu janë paratë e onkologjikut. Kanë ikur nga të sëmurët dhe kanë shkuar tek Roni, dhe tek Eco Parku. Tek Kopshti Eden, se te Eco Parku do flasim më vonë.

Kopshti Eden është interesant. E dinë shqiptarët që 4 milionë e ka bërë për t’u relaksuar.

Pasi mbushet Shqipëria me… kartelizohet me drogë edhe Ronët dhe Gysët pasurohen në kurriz të shqiptarëve, ky ka marrë dhe peshq të kuq nga Japonia aty, se do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria.

Kam hall se do ekzekutojnë peshkun e kuq japonez nesër, sinqerisht. Peshq të kuq… gjithë kantina e verërave s’u zhduk, nuk dinte gjë SPAK-u, nuk dinte gjë policia. Tani do zhdukin edhe peshkun e kuq.

Si, ore, u zhdukën 3 milionë e kusur euro verë, e ti s’ke parë gjë, SPAK-u s’ka parë gjë, dhe ju të opozitës jeni naivë, mor burrë, që i referoheni SPAK-ut.

Segmentet e SPAK-ut janë nën kontroll. Segmentet e SPAK-ut kanë kontribuar në kapjen e shtetit.

Kam ikur unë, unë isha i keqi, ë? Më vijnë anash!

Asnjë tender, kreu i organizatës është kapur me SMS në dosjen e Belindës dhe për çunat dhe për orientim tenderash. Është marrë SPAK-u me SMS-të e mia se në 2013 i kam kërkuar unë: ‘Pini një kafe, Robi me Robin’, pa asnjë kusht.

Epo, një gjë do ta them tani. Unë, zoti Peka, i ftoj unë gazetarët investigativë të gjithë, por edhe segmentet e SPAK-ut që i kam personale me mua, i ftoj, dhe që kanë qenë pjesë e intrigës për eliminimin tim fizik.

Unë nuk kam çun xhaxhai, çun teze, çun halle që të ndërtojë për mua në jug të Shqipërisë resorte. Unë nuk kam çun teze, burrë të gocës së tezes, apo burrë të gocës së hallës, që të marrë tendera.

Unë nuk i kam dhënë vëllait tim me prestanome licencë kazinoje, nuk e kam lënë të bëjë kërdinë vëllain tim me prestanome me call center-a, unë nuk kam dhënë leje ndërtimi dhe nuk kam marrë leje ndërtimi as në emër të motrës, as në emër të vëllait të munguar, as në emër të nënës, as në emër të vjehrrës, as në emër të shokut të ngushtë.

S’kam ndonjë shok të ngushtë që ndërton.

S’kam.

Nuk jam unë një ish-ministër që bën me jaht një not të lehtë në jug dhe shikon dhe pronat.

Nuk kam unë as kripto, edhe ka brenda drejtësisë që notojnë në kripto, dhe brenda kabinetit që notojnë në kripto.

As kriptomonedha nuk më gjetën asgjë. Asgjë!

E nisën me zell, thanë: çfarë do ketë… Nuk ju besohet. Çfarë do ketë ky! Se e kishte sajuar kreu i organizatës.

Kreu i organizatës sot ha kumbulla dhe dardhë dhe kanë ngrënë gjatë gjithë kohës kumbulla dhe dardhë në kurriz të Shqipërisë.

Po jua them, është qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë.

Shiko çfarë bën, me inovacione antike, jo pasqyra… kujt ia tregon besën ti, mo?

E para njëherë, besa… ti s’ke as besë e as mirënjohje. Ti e thua, po ti e thua, ti mburresh me këtë pjesë!

Gënjen shqiptarët, çfarë po i merr për idiotë shqiptarët ti? Vetëm idiotë e budallenj nuk janë.

E para, e dyta, mos kalo përtej diskursit jashtë ligjit. Kemi ligje. Ti do me afru besën, i bie pastaj të afrohesh kanunin. Po, po, afrovi kanunin, do duhet të ngujohesh.

Rri te ligji! Për sy e faqe. Rri te ligji, rri te ligji, vazhdo merru me mua, kënaqu!

Për sa mundesh, me të gjithë fatkeqësinë time, më ke nxirë jetën, më ke nxirë shkollën, më ke nxirë punën, më ke shkatërruar familjen, më ke sajuar akuza, i ke përgatitur, e kam ditur.

Ke njerëz brenda teje dhe miq të mi që e dinë që i kam thënë që në 2019.

Më pyeti një mik: po pse u fute në qeveri në 2020?

Se i thashë, nuk desha t’ia lija atë logjikë njerëzve që do talleshin me fatkeqësinë… unë besoja që e bëja, dhe e bëra.

Ika, u katandis dita e zezë e rindërtimit, akoma s’ka mbaruar.

Dhe e shkruajta vetë në ligj, me shumë debate, unë nuk do bëja asnjë tender, e kisha ndarë mendjen. Dhe nuk bëra asnjë tender për rindërtimin.

Po prapë, the, ngriti akuza. Edhe doli dhe atje, me xheste subkoshiente, edhe tallet me shqiptarët.

Bën akuzë, del: po të isha unë prokuror, do t’i quaja pushkë top, tij dhe atij tjetrit. Pushkë top.

Përdor çfarë të duash! Çfarë të duash! Do përdor të gjitha mjetet ligjore. Të gjitha mjetet ligjore.

Unë sot jam në luftë me një mafi në pushtet dhe në media.

Pse s’i nxori Top Channel atë të bukës?

Top Channel… Top Channel u mor me mua më shumë se u mor me luftën e Ukrainës!

Me porosi të… edhe investitori strategjik ‘Gaz Paja’. Doli investitori strategjik Gaz Paja… me një baba super të nderuar, edhe me një shthurje të vetën në raport me të drejtën të pajustifikueshme, edhe bënte në emisionet e Top Channel-it unë dhe Ilir Meta në një qeli.

Dhe bëni gallatë dhe kënaqet kreu i organizatës, me porosi të kreut të organizatës, siç e ka bërë për të goditur Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin, apo të tjerë e të tjerë. Apo të tjerë e të tjerë.

Edhe çfarë ka bërë kreu i organizatës? I ka bërë të një milionë e një të zezat shqiptarëve.

Të një milion… mor, çfarë ka bërë!

Është mbushur Shqipëria me kanabis. Është mbushur Shqipëria me drogë.

Janë shitur… më fal, janë shitur të gjithë klientëve të tij, falur dhe shitur prona publike.

Është shkatërruar procesi i tenderimit dhe koncepti dhe principi i konkurrencës.

Ka lulëzuar, forcuar, financuar, ndërkombëtarizuar, pushtetëzuar krimi i organizuar. Nga kreu i organizatës.

Ka dhënë licenca kazinoje vetë deri tek përfaqësues të Sinaloas.

Nuk arrin dot t’i mbarojë të një milionë e një të zezat e këtij njeriu.

Shqipëria sot ka gjakprishjen në gji, Çim Peka, ky është gjarpri në gji të Shqipërisë.

I takon shqiptarëve ta flakin nga gjoksi.

Çim Peka: Shkëputemi në një hapësirë publicitare dhe kthehemi, për… keni bërë disa akuza dhe denoncime me fakte, dhe dua të pyes, sot pas kaq kohësh, a mendon se ia vlejti dhe a ke pasur hetim për to?

Po ndodh

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

VIDEO/ 6 përgjimet e Arben Ahmetajt: Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë

08/09/2026
Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

VIDEO/ 6 përgjimet e Arben Ahmetajt: Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë

08/09/2026
Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.