Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha vizitë në Greqi: Të zgjidhim çështjen çame

07/07/2016
Basha vizitë në Greqi:  Të zgjidhim çështjen çame
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas Gjermanisë dhe Italisë, Basha është pritur në Greqi nga drejtues të lartë politike. Kryetari i PD- Basha ka nisur një vizitë zyrtare në Athinë, i ftuar nga homologu i tij grek.

Basha u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Nea Demokracia, Kyriakos Mitsotakis. Më pas ai zhvilloi një takim me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë, Kostas Duzinks si dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PASOK, Andrea Loverdos. Kryetari i PD tha se në takimin me homologun e tij grek, do të hidhen bazat për t’u zgjidhur në mënyrë të emancipuar problemet që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Besoj dhe shpresoj fort që përmes këtij takimi përmes kësaj ftese që i jam përgjigjur pozitivisht të kreut aktual të opozitës dhe sipas sondazheve, kryeministrit të ardhshëm të Greqisë, të hedhim bazat e një bashkëpunimi, jo thjesht si dy parti motra që aderojnë me të drejta të barabarta në partinë Popullore Europiane, por midis dy forcave politike të cilat në mënyrë të emancipuar por të vendosur, t’u japin zgjidhje problemeve që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke”.

Basha e bëri këtë deklaratë menjëherë pas mbërritjes së tij në Athinë, mbrëmjen e së enjtes kur dhe pati një takim me kryesinë dhe aktivistë të degës së partisë Demokratike të Shqipërisë për Greqinë. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu konsiderata mjaft të larta për kontributin e gjithë emigrantëve shqiptarë.

Por ai u ndal posaçërisht në anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij, prej të cilëve ka kërkuar mobilizim për pjesëmarrje në votime, kurdo që të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Në programin zyrtar të vizitës në Athinë, përveç liderit të opozitës greke, Mitsotakis, Basha do të takohet edhe me grupin parlamentar të Demokracisë së Re. Po ashtu do të zhvillojë një takim me kryesinë e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, kryetaren e PASOK-ut Fofi Genimeta, dhe kryetarin e bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis. Në këto takime, zoti Bashka do të diskutojë gjithë axhendën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, por edhe problemet që preokupojnë emigrantët shqiptarë në Greqi, dhe natyrisht, edhe çështjet e mbetura pezull nga e kaluara, si çështja çame dhe ajo e pronave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

08/09/2026
A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

08/09/2026
Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

VIDEO/ 6 përgjimet e Arben Ahmetajt: Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

08/09/2026
A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

08/09/2026
Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.