Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ultimatumi i Gjermanisë për reformën në drejtësi: Kompromis ose pa status

30/06/2016
Ultimatumi i Gjermanisë për reformën në drejtësi: Kompromis ose pa status
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka lëshuar një mesazh përmes të cilit reforma në drejtësi pa kompromisin e opozitës dhe nën ndikimin e qeverisë nuk do të konsiderohet nga BE.

Do t’ju heqim statusin e vendit kandidat ka thënë zyrtari i lartë gjerman.

“Ne vërtet ju kemi mbështetur, por nuk do të qëndrojmë gjithmonë pas shpinës suaj. Tashmë do të na keni edhe përballë. Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, Qeveria federale, Bundestagu, ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat, por në qoftë se neve në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat”, u shpreh Gunther Krichbaum.

Krichbaum kërkoi që reforma në drejtësi të vijë përmes kompromisit duke theksuar se një reforma pa kompromis nuk do të ofrojë drejtësi të pavarur.

“E rëndësishme është që në fund të procesit të kemi reformë, që palët të gjejnë veten. Për reformën është ofruar mbështetja e BE-së dhe qeverisë federale, draft i cili është gati. Opozita është angazhuar në të gjitha proceset e reformave, veçanërisht te Drejtësia. Por tani janë pjekur kushtet që të merret një vendim. Votimi i 21 korrikut është vendimtar për këtë çështje. Nuk duhet humbur durimi, opozita dhe qeveria të gjejnë një kompromis. Nëse nuk gjendet kompromis, reforma nuk do japë drejtësi të pavarur. Kjo është e qartë për procedurat e përzgjedhjes për këshillat e lartë, por me rëndësi edhe në një fazë të mëvonshme, kur këto këshilla marrin vendim më vonë. Një vend që qeveria ushtron ndikim në Drejtësi, nuk është vend i BE-së. Për mua kanë mbetur disa detaje që duhen sqaruar, por mendoj që palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme”, tha deputeti gjerman.

“Është detyrë e qeverisë që të marrë kontakt me opozitën dhe të gjejë votën, pasi rëndësi ka data që po afron”, tha Krichbaum. “Nëse na krijohet përshtypja se kjo reformë nuk është e mirëpritur, të jeni të bindur se për ne, nga vendet e para, mund të arrijë në fund”, ka përfunduar Gunther Krichbaum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.