Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALTIN BAMLLARI/ Ç’mu desh mua që u mora me racën e atyre që të cenojnë pronën dhe dinjitetin?

28/06/2016
ALTIN BAMLLARI/ Ç’mu desh mua që u mora me racën e atyre që të cenojnë pronën dhe dinjitetin?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në këtë vend, pak po nxore kokën nga llogorja do ta hash një plumb ballit.
Më thotë shpesh im atë dhe ime më: “Shiko punën tënde, mos u ngatërro kurrë me qeverinë se ti e di po t’u vunë ata…”.
Mirëpo unë, në vend që t’i qetësoj, u them me shaka që këtu është akoma më keq. Këtu e ha nga të gjitha krahët.
“E sheh, më thonë ata. Kur e di, pse s’rri rehat. Shyqyr që keni ngritur një biznes me emër, ç’ju duhen të tjerat?!”.
Me gjithë mend…, ç’më duhen të tjerat?
Ç’më duhet mua ta kruaj me policinë, tatimorët, kontrollorët, gjyqtarët, prokurorët?
Ç’më duhet mua të merrem me të gjithë racën e atyre që të cenojnë pronën dhe dinjitetin tënd?
Bëj sikur nuk sheh! Bëj sikur s’dëgjon! Bëj sikur s’kupton! Paguaj ndonjë gjë nën dorë! Servilosu, llaposu, po u desh.., bëj edhe ndonjë gjë tjetër..! Vetëm kështu, jo vetëm s’të hyn gjë në këmbë, por mund të fitosh edhe miliona. Pale po të kesh edhe dy gram tru.., miliarda.
Ç’mu desh mua që denoncova një çikë dhunë policore?
Idiot! Hajvan! Trap!
Kështu po e fshikulloj veten.
Dhe e dini pse?
Sepse këtu vërtet ta fusin të gjithë. Policia, tatimorët, kontrollorët, gjyqtarët, prokurorët, dhe në fund edhe media.
Nga kjo e fundit vërtet duhet të kesh frikë. Nuk ka rëndësi në je i ndershëm apo jo. Media ndonjëherë nuk bën dallim. Ajo një ditë të bën hero, ditën tjetër i nxit turmat të të “vrasin”. Herë me të keq e herë me pa të keq. Në fund të bën edhe një bust.
I fundit është publiku, por jo i gjithi. Janë injorantët, intrigantët, llapaqenët, teveqelët, dembelët, servilët, ziliqarët, kokëboshët dhe zagarët, të gjithë ata që duan sebep për të ta shkrehur karikatorin e sharjeve mu në gojë.
Dje një media, pastaj një tjetër, nxorën dy video dhe i shoqëruan me tituj bombastikë për të nakatosur gjykimin e njerëzve, sidomos të atyre që as shohin videot dhe as lexojnë artikujt, por vetëm dhurojnë klikime. Nuk mund të them që janë në shërbim të pushtetit, por të nxjerrësh video policore pa zërin e policave dhe t’i quash amatore, kjo është e turpshme.
Të mos ngresh disa dyshime, të mos shtrosh disa pyetje, të mos bësh disa verifikime, por o burra “copy paste” siç na e dhanë, kjo nuk është aspak profesionale.
Mua më vjen turp ta them fjalën “të montuara” sepse kjo fjalë lidhet me dhjetëra e dhjetëra video të tjera dhe askush s’të beson. Por vërtet qenka e frikshme.
Megjithatë, pa e lënë vetën të bëhem fare i pabesueshëm për publikun, kam vetëm disa pyetje:
1. Pse dje më besuat dhe sot Jo? A s’duhet ta investigonit pak më tepër rastin, pastaj të më bënit personazh?
2. Pse sot publikoni ca pjesë videosh të dhuruara e montuara nga policia dhe s’u kërkoni videon e plotë? Policia sikur ka kamera!!
3. Ku janë britmat e policëve, provokimet dhe dhuna e tyre psikologjike e fizike?
4. Ku është video që u dhunuam, gjakosëm dhe prangosëm?
5. Pse policët bisedojnë si qengja?
6. Pse s’bëni pyetjen: Po këta ç’patën? Pse u larguan me vrap nga policia?
7. Si na dalluat që vraponim në errësirë?
8. Po emrat e atyre miqve të titujve tuaj, pse nuk ua thashë që sa shkova policëve, por kur donin të më rrëmbenin djalin?
Por çfarëdo që të bëni tani, unë ndihem i dorëzuar.
Në këtë vend nuk ka për të dalë kurrë e vërteta. Dhe ju po ndihmoni të jetë kështu.
Më thonë shpesh prindërit: “Shiko punë tënde mor’ bir!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.