Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mimoza Hafizi: Ndryshimet kushtuese të bëhen me referendum, populli të zgjedhë Presidentin

27/06/2016
Mimoza Hafizi: Ndryshimet kushtuese të bëhen me referendum, populli të zgjedhë Presidentin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Mimoza Hafizi ka shpallur nismën e një grupi deputetësh për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet konsistojnë në dy drejtime, atë për zgjedhjet e Presidentit nga populli, si dhe ndryshimet kushtetuese si ato për reformën në drejtësi të bëhen nga populli.

Në amendamentin e parë, Hafizi thekson se nuk kërkohet ndryshimi i kompetencave të Presidentit, por vetëm mënyra e zgjedhjes së tij. “Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli”,shkruan Hafizi.

Ndërkohë, në amdendamentin e dytë të ndryshimeve kushtetuese, deputetja socialiste thekson se “Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë”, thekson ajo më tej.

Deputetja Hafizi sjell rastin e reformës në drejtësi, që sipas saj, populli e ka të pamundur që të marrë pjesë në këtë process. Dhjetë deputetë kanë nënshkruar nismën, si Arta Dade, Agron Duka, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini si dhe Vangjel Dule. Për të futur në Parlament diskutimet për këto ndryshime duhen firmat e 28 deputetëve.

Amandamentet jane pergaditur nga deputetet Arta Dade, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.