Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Gazetari propozon edhe këtë këngë për tifozerinë shqiptare

21/06/2016
VIDEO/Gazetari propozon edhe këtë këngë për tifozerinë shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari shqiptar me banim në Nju Jork, Ruben Avxhiu propozon që repertorit të tifozëve shqiptarë ti shtohet edhe një këngë hit stadiumesh në SHBA që është kompozuar nga një mjështër shqiptar i muzikës nga Konektikat, SHBA.

“Sot, kur Shqipëria luan ndeshjen e saj të tretë për Euro2016, ia vlen të kujtojmë se këngën më të famshme të kënduar në stadiumet e gjithë botës e ka shkruar një shqiptaro-amerikan, Paul Leka.

E njohur si me titullin e thjeshtë “Na Na Na Na Hey Hey-ey Goodbye”, ajo ka një refren gjenial, shumë te lehtë për t’u mësuar dhe ideal për këndim në masë.

Ndoshta tifozët kuqezi të Kombëtarës Shqiptare duhet ta përvetësojnë e ta këndojnë, për të nderuar bashkëkombasin e tyre të famshëm.

Djali i mërgimtarëve nga Shqipëria, Theodor dhe Dhimitra Leka, Paul Leka, i lindur në Bridgeport, Connecticut, ishte një talent i jashtëzakonshëm muzikor.

Këngë të tij si “Green Tambourine” dhe “Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye” kanë rekorde marramendëse në treg.

Kjo e fundit u kthye në një obsesion manik në pallatet e sporteve dhe stadiumet e Amerikës dhe pastaj në gjithë botën.

Thuhet se për të gjetur tingullin e duhur për këtë këngë Paul Leka provoi t’i binte tastave të pianos me çekiç.

Një perfeksionist i vërtetë, Paul Leka nuk pëlqente të këndonte në skenë, por të kompozonte, orkestronte dhe të prodhonte muzikë. Është ajo çfarë bëri në vitet 60 që ndryshuan Amerikën dhe botën.

Paul Leka vazhdoi deri në fund të jetës punën me muzikën, në studion e tij të njohur si “Connecticut Recording”, me seli në qytetin e lindjes.

Ndërroi jetë në 12 tetor 2011”, shkruan gazetari Ruben Avxhiu.

Këngën e tij të dashur me refrenin e famshëm “Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye, mund ta dëgjoni videon më sipër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.