Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ STOP denoncon dhunimin të 3-vjeçarit në kopsht

20/06/2016
VIDEO/ STOP denoncon dhunimin të 3-vjeçarit në kopsht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.
Ky incident ka ndodhur në njw kopështin privat në Sauk, Tiranë.
Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.
Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.
Pamjet janë ato që flasin vetë…
Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.


Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “STOP”
Prindi: Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.


Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?
Prindi: Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.


Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?
Prindi: Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.

Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij.
Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopsht.
Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.
Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.
Një fenomen vrastar i shoqërisë tonë, për të cilin duhet të bien ‘kambanat e alarmit’. /tvklan.al/

Për të ndjekur videon, klikoni në linkun më poshtë …

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=htOXoxRySpc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Grabitësit me automatikë dhe me rroba policie. Momenti i sulmit në argjendari

VIDEO/ Grabitësit me automatikë dhe me rroba policie. Momenti i sulmit në argjendari

16/05/2026
KAVAJË/ Plagos dy persona me thikë, merr peng një tjetër, grabit një karburant

Grabitje me armë në Kamzë, sulmohet argjendaria

16/05/2026
Berisha: Ne nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve

Berisha: Ne nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve

16/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK/ Edhe shënjestra, edhe 3 anëtarët e grupit ‘Bajri’ shkojnë në gjykatë

16/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Grabitësit me automatikë dhe me rroba policie. Momenti i sulmit në argjendari

VIDEO/ Grabitësit me automatikë dhe me rroba policie. Momenti i sulmit në argjendari

16/05/2026
KAVAJË/ Plagos dy persona me thikë, merr peng një tjetër, grabit një karburant

Grabitje me armë në Kamzë, sulmohet argjendaria

16/05/2026
Berisha: Ne nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve

Berisha: Ne nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve

16/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.