Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZBARDHET DËSHMIA/ Ish-drejtori i PS-së plagosi tre persona: Më ngacmuan gruan

18/06/2016
ZBARDHET DËSHMIA/ Ish-drejtori i PS-së plagosi tre persona: Më ngacmuan gruan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish­-drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se sherri mes tij dhe tre të plagosurve ka nisur pasi ata i kishin “ngacmuar gruan”. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar që përplasja me kreun e FRPDsë së Kavajës, Kid Kazazi, dhe të atin e tij, të ketë ndodhur për shkak të politikës, edhe pse Kurti është anëtar i PS­së. Vetë babë e bir thanë se ata i kishin kërkuar gruas së Sajmir Kurtit që të mos e parkonte makinën para lokalit, pasi një gjë të tillë e bënte prej disa kohësh. “Pas debatit për parkimin e makinës, mbërriti bashkëshorti i saj, Sajmir Kurti, i cili na qëlloi me armë duke na plagosur. Ngjarja ka marrë ngjyra politike, pasi përfaqësojmë parti të ndryshme, por ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit për parkingun përballë lokalit”, kanë deklaruar babë e bir për Policinë e Kavajës.

I njëjti version është dhënë për Policinë edhe nga Kurti, i cili ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Nuk ka ngjarje politike. U konfliktuam pasi kishin ngacmuar bashkëshorten time, duke mos e lejuar të parkonte makinën përpara lokalit të tyre, i cili ndodhet para bashkisë. E konsiderova si gjest të ulët këtë dhe shkova të sqarohesha me ta, por ata më dhunuan fizikisht dhe për vetëmbrojtje qëllova me pistoletë në tokë”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për Policinë lokale Kurti. Por policia në njoftimin e saj pasditen e të premtes ka bërë me dije se motivi i kësaj ngjarje është bllokimi i rrugëkalimit të mjeteve. Raportohet se për sqarimin e konfliktit Kurti është takuar tek lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit dhe aty ka nisur debati me të e djalin e tij. “Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar shtetasve të sipercituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë. Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë”, sqaron policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.