Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koço Kokëdhima ka zënë mend: Kundër miratimit të reformës me deputetë besëthyer

17/06/2016
Koço Kokëdhima ka zënë mend: Kundër miratimit të reformës me deputetë besëthyer
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti socialist dhe ndërkohë koordinatori i jugut i PS, Koco Kokëdhima e ndan veten nga qëndrimi zyrtar i PS për të miratuar reformën në drejtësi me cdo kusht e cmim.

“Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.

Është e pashëndetshme dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, që shumica jonë parlamentare ta çojë reformën për drejtësi në Parlament, me idenë se do t’i “kaparosim” dy-tre deputetë besëthyer nga grupi i opozitës. Reforma për drejtësi duhet të shkojë në parlament me konsensus të opozitës dhe vetëm pasi drafti i ndryshimeve të kushtetutës të jetë në përputhje me standardet e kushtetutave të demokracive të tjera parlamentare të BE-së. Kjo do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rruga që kërkojnë disa për ta bërë reformën pa opozitën, është rruga e rrezikimit të paqes së vendit dhe e shkatërrimit të bashkëpunimit dhe dialogut politik. Kështu do të komprometohej edhe arsyeja e supozuar se, urgjenca e miratimit të reformës është e lidhur vetëm me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime. Kjo nuk do të thotë se Saliu dhe PD-ja kanë të drejtë të mbajnë peng vendin. Kur ka vullnet dhe strategji për t’i bërë gjërat si duhet, dhe kur palët u dalin për zot, secila përgjegjësive të veta, janë ose gjenden edhe rrugët e mira për ta realizuar edhe reformën në drejtësi, edhe reformat e tjera. Drafti i reformës së drejtësisë duhet të jetë në përputhje me kriteret e mirëpranuara ndërkombëtarisht për ndërtimin e kushtetutave të vendeve demokratike dhe në respekt të kulturës, përvojës, traditës dhe të sovranitetit të vendit”, thekson Kokëdhima.

Koco Kokëdhima nuk u mbështet nga grupi i PS-së në gjyqin në Kushtetuese ndërkohë që në dallim nga dy deputetë të tjerë të PS me të njëjtën akuzë vetëm ai u përjashtua nga Parlamenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.