Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja ku ka lëvizur pajisja e përgjimit të policisë

17/06/2016
Ja ku ka lëvizur pajisja e përgjimit të policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një informacion i ri ka mbërritur ditët e fundit në duart e grupit të prokurorëve, që po hetojnë çështjen e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”. Bëhet fjalë për një informacion operativ apo raport informues të Shërbimit Informativ, që i është dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur që raportin t’ua dorëzojë prokurorëve që po hetojnë çështjen e pajisjes “IMSI Catcher”.

Raporti në fjalë duket se është vazhdim i informacionit të parë të përcjellë nga SHISH në prokurori, në lidhje me marrjen e sinjalit për hyrjen e pajisjes në Shqipëri në datën 12 mars 2016, me një automjet të markës “BMW”, nga porti i Durrësit.

Informacioni i parë u bë shkak për nisjen e hetimeve, ndërkohë raporti i ditëve të fundit i mbërritur në prokurori duket se është një thellim më tej i të dhënave që janë pasuar me “ndjekjen” e pajisjes në të gjitha lëvizjet e saj në territorin e Shqipërisë. Kjo ndjekje është bërë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare për të verifikuar çdo situatë kur zyrtarë të shtetit shqiptar mund të përgjoheshin në mënyrë të paligjshme.

Burime të prokurorisë të pyetura dje nga gazeta “Panorama” pranuan ekzistencën e raportit, por nuk bënë komente në lidhje me përmbajtjen e tij. Zyrtarë të Akuzës thanë ndërkohë se fjala është për një informacion operativ që në këtë fazë nuk ka efektin e provës, pasi duhet mbështetur me dëshmi dhe fakte shtesë për t’u marrë i mirëqenë.

LËVIZJA E PAJISJES

 Raporti i institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare, SHISH, vlerëson se pajisja “IMSI Catcher” ka lëvizur disa herë në Tiranë. Burimet e çështjes thanë se informacioni i përcjellë nga organet e specializuara pretendon se automjeti me pajisjen “IMSI Catcher” ka pasur një lëvizje intensive dhe disaditore në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Po kështu, një lëvizje e përqendruar dhe e vazhdueshme e pajisjes është konstatuar sipas raportit në zonën e qendrës së Tiranës, veçanërisht pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty (ministria e Brendshme aktualisht është boshatisur, pasi po rikonstruktohet). Një tjetër zonë ku pretendohet se pajisja ka lëvizur dhe ka qëndruar vazhdimisht është zona e Rrugës së Elbasanit, veçanërisht zona pranë Radiotelevizionit Shqiptar. Burimet e hetimit thanë se raporti përmban disa të dhëna edhe për personat që kanë qenë në automjetin ku ndodhet pajisja e montuar, por informacionet në fjalë janë të përgjithshme dhe të pakonfirmuara, dhe për me tepër nuk mund të bëhen publike. Sipas burimeve në fjalë, krejt raporti është i bazuar në informacione të mbledhura me sa duket gjatë një vëzhgimi që u është bërë lëvizjeve të automjetit tip “BMW”, në të cilin është montuar pajisja “IMSI Catcher”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.