Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD, thirrje Prokurorisë të hapë hetimet për kullën e stadiumit

15/06/2016
PD, thirrje Prokurorisë të hapë hetimet për kullën e stadiumit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji denoncoi sot nisjen e punimeve për kullën 24 katëshe pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Salianji u shpreh se Partia Demokratike mbështet ndërtimin e një stadiumi për tifozët shqiptarë por kurrsesi këtë projekt korruptiv që ka nisur të ndërtohet pa transparencë dhe në shkelje të hapur të ligjit. Ai paralajmëroi kryeministrin Rama për këtë projekt korruptiv e antiligjor dhe i bëri thirrje Prokurorisë të hapë menjëherë hetimet.

“Që në fillim dua të them që Partia Demokratike është për ndërtimin e një stadiumi siç e do publiku, siç e duan tifozët, siç e do shoqëria civile, siç e duan analistët dhe gazetarët më të njohur në këtë vend, një stadium që të jetë në shërbim të tifozëve, në shërbim të publikut dhe shërbim të qytetarëve. Jemi këtu edhe një herë tjetër për ti bërë thirrje prokurorisë për të nisur hetimin për një aferë korruptive, po për ti bërë thirrje edhe kryeministrit për të kthyer përgjigjet që nuk i ka kthyer Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sot Edi Rama ka nisur shkatërrimin e stadiumit kombëtar me prepotencë, me arrogancë, më forcën e pushtetit që ka sot, por me përgjegjësinë që do të mbajë para ligjit nesër. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ky është postulat që Edi Rama duhet ta dijë mirë dhe duhet ta njohë. Nuk mundet që stadiumin e vetëm kombëtar të këtij vendi pa transparencë, pa tender, pa dhënë asnjë shpjegim një kompanie e cila nuk dihet se nga ka ardhur, një kompanie për të cilën nuk dihet se cilat janë procedurat që janë ndjekur për të përzgjedhur firmën fituese për ndërtimin e këtij projekti të stadiumit kombëtar, por që në fakt nuk është stadium, por një kullë 24 kate, kulla më e lartë në Tiranë e cila nuk mund të jetë as koncesion, as partneritet publik-privat. Sepse kjo kullë, nuk i kthehet publikut nesër, kjo kullë i mbetet përjetësisht firmës e cila do ta ndërt​ojë”, tha Salianji.

Sekretari për Aksionin Qytetar shtroi edhe disa pyetje në lidhje me këtë projekt që kryeministri ende nuk u është përgjigjur ndërsa shtoi se Partia Demokratike do ta ndjekë deri në fund këtë rast korruptiv deri në përgjigjen e plotë ligjore.

“I kemi kërkuar kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë aksionere e cila po merr dhe po ndërton sot kullën pas fushe. A ka mbajtur qëndrim për 25 përqindëshin e aksioneve që ka shteti dhe cili është qëndrimi që ka mbajtur qeveria si aksionere në këtë projekt? A ka kopje të kontratës së partneritetit publik-privat për realizimin e këtij projekti të miratuar nga shoqëria anonime ku shteti zotëron 25 përqind dhe përse edhe pas kërkesës së bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD edhe sot Edi Rama nuk jep përgjigje? A janë ndjekur procedurat për dhënien e lejes zhvillimore siç e kërkon ligji? A është marrë leje nga instituti i monumenteve dhe nga ministria e Kulturës duke qenë e qartë në ligj që monumentet e kulturës nuk mund preken, nuk mund të shkatërrohen dhe nuk mund të ndërtohet dhe nuk mund të zhvillohet pa marrë lejen e specialistëve. Për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë hetimin për shpërdorim detyre dhe për përvetësim të pronës publike ndaj Edi Ramës dhe vëllait të tij dhe për këto arsye PD do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për ti shkuar deri në fund hetimit të kësaj çështjeje”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.