Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Saimir Tahiri “i hyn me rrënjë” hetimit të gjyqtarit Arjan Aliaj dhe familjarëve të tij

14/06/2016
SKANDAL/ Saimir Tahiri “i hyn me rrënjë” hetimit të gjyqtarit Arjan Aliaj dhe familjarëve të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Saimir Tahiri ka nxitur strukturat në varësi të tij, të hetojnë gjyqtarin Arjan Aliaj, por edhe familjarët e tij.
Objekt i kësaj nxitje është hetimi “me iniciativën e vetë” nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, i cili ka nisur prej disa ditësh, verifikimet paraprake për gjyqtarin Arjan Aliaj, për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mosdeklarim të pasurisë”, “Evazion fiskal, “Pastrim parash” dhe “Korrupsion”.
Ndërsa lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të Policisë së Shtetit, skandali shkon edhe më tej, kur mësohet se këto verifikime kanë filluar pas denoncimeve të disa qytetarëve dhe deklaratave të pasurisë të bëra nga vetë gjyqtari Aliaj.
Në bazë të hetimit të nisur nga Policia, në fakt është banesa e gjyqtarit Aliaj dhe mënyra se si ka përfunduar në pronësinë e tij.
Sipas policisë, vila tre katëshe e gjyqtarit Aliaj, ka qenë më parë pronë e vëllait të tij, më pas të motrës dhe se fundmi e bashkëshortes së gjyqtarit. Këto kalime pronësish, mes familjarëve të gjyqtarit kanë sjellë dyshime tek oficerët e Policisë së Shtetit, e cila ka nisur dhe hetimet me iniciativën e saj.
Sipas policisë, hetimet janë përqendruar në kontratën e shitjes së vilës, jo vetëm për shkak të çmimit prej 10 milionë lekësh të vjetra, por edhe për faktin se motra e gjyqtarit, Etleva Galanxhi ka deklaruar jo atësinë e vërtetë, por e ka ndryshuar atë, nga Çerçiz në Çezar.
Etleva Galanxhi është bashkëshortja e Gilbert Galanxhit, deri para pak kohësh shef i Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Hetimi i nisur kryesisht, vjen në një kohë kur gjyqtari Arjan Aliaj është akuzuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri se ka liruar vrasës, përdhunues dhe kriminelë.
Gjyqtari Arjan Aliaj u vu në qendër të akuzave, pas vendimit që Aliaj dha për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë, Haki Çako dhe masës së arrestit në shtëpi, për drejtuesin dhe punonjësin e Njësisë Operacionale Artion Dukën dhe Entio Xhelilajn.
Masat e sigurisë ndaj titullarit të Policisë dhe dy vartësve të tij u morën për nevoja të hetimit të Prokurorisë, lidhur me pajisjen e Interforcës, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime të paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.