Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë dhënë dorën njëri tjetrit përpara setë filmoheshin të ulur në tryezën e përbashkët në Pallatin e Kongreseve. Ata kanë mbërritur pak minuta njëri pas tjetrit, për takimin për reformën në drejtësi. Kryeministri Rama shoqërohet nga Fatmir Xhafaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Ndërsa kreu i opozitës nga Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. Në fillim të takimit ata u panë të qeshur dhe Kryeministri Rama ka bërë edhe një shkelje syri.





