Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROFIL/ Bledar Muça e Florenc Çapja objekt të atentatit të sotëm u plagosën edhe në “sulmin” e 3 shkurtit 2016

06/06/2016
PROFIL/ Bledar Muça e Florenc Çapja objekt të atentatit të sotëm u plagosën edhe në “sulmin” e 3 shkurtit 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto, lokali ku ndodhi atentatit i 3 shkurtit 2016 në Elbasan

Bledar Muça, një emër i njohur për policinë, mbeti i plagosur në një atentat të tipit mafioz të ndodhur paradite në Elbasan. Ai u qëllua me breshëri automatiku teksa po lëvizte me makinën e tij, nën shoqërinë e shtetasit Florenc Çapja, edhe ai i dyshuar për disa ngjarje kriminale.
Plumbat kapën 37-vjeçarin Muça dhe një efektive të policisë së shtetit. Ajo është M. K., 49 vjeç, e cila u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Bledar Muça dhe Florenc Çapja të cilët po udhëtonin me mjetin tip “Ford” me targë AA234 FR u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifkuar, në rrugën “28 Nëntori”  mes Gjykatës së Rrethit dhe Maternitetit të Qendrës Spitalore Elbasan.
Dëshmitarët në vendngjarje treguan se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me kamuflazh ushtrie dhe gjatë momentit të largimit ka hedhur automatikun në soletën e një banese private pranë vendngjarjes.
Policia dyshon se të përfshirë në ngjarje kanë qenë dy persona. Nga plumbat ka mbetur i dëmtuar dhe automjeti tjetër tip Volskvagen.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, për shkak të dyshimeve se Muça dhe Capja kanë qenë të përfshirë në disa ngjarje kriminale e vrasje. Policia ka shoqëruar 15 persona për t’i marrë në pyetje.

Profil
Bledar Muça dhe Florenc Çapja, që i shpëtuan atentatit të paradites në Elbasan, u shpëtuan plumbave edhe më 3 shkurt të këtij viti, në masakrën ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.
Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën 3 persona, në lokalin në dalje të qyteti të Elbasanit, ndërsa 6 persona të tjerë u plagosën.
Por Çapja dhe Muça nuk janë bërë vetëm shënjestra atentatesh. Ata kanë qenë të dyshuar për të paktën tre vrasje të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit.
Florenc Çapja ishte i dyshuari kryesor për plagosjen e efektivit të policisë Fadil Mema, në vitin 2006, me të cilin ishte në hasmëri për vrasjen e Sokol Çapes në vitin 2005. Ai u ndalua dhe u lirua për mungesë provash. Mema u vra 9 vjet më pas në Torino.
Në Gushtin e vitit 2012, Florenc Çapja u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit, bashkëpunëtorit të Dritan Shemes në vrasjen e Sokol Çapes.
Beqiri u ekzekutua nga dy persona, të cilët i vranë edhe babanë e moshuar, po atë ditë. Por gjatë procesit hetimor, Florenc Çapja paraqiti si alibi, të dhënat e sistemit TIMS, që tregonin se ditën e vrasjes së dyfishtë, ai gjendej në Maqedoni.
Ndërsa Bledar Muça u shpall në kërkim nga policia me 30 Dhjetor të vitit 2011, nën dyshimin se ishte autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi.
Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli.
Në vitin 2013, ai u rikthye për t’u përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

06/06/2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

06/06/2026
“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

06/06/2026
Europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në KE

Europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në KE

06/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

06/06/2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

06/06/2026
“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

06/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.