Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se takimi nuk ka arritur konsensus pas një takim prej 3 orësh me liderin e opozitës.
“Ne pranuam votimin me 2/3 . PD nuk e do reformën në drejtësi. Nuk e bindëm dot PD që të votojmë sëbashku reformën në drejtësi.
Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi. Por deri në ditën e votimit në Parlament ka pak orë dhe pak ditë që demokratët të mos e humbasin. Nëse ata do të duan të flasin përsëri ën nivel ekspertësh për të shfrytëzuar kohën nga sonte deri në votim jemi gati. Për cdo gjë që nuke cënon thelbësisht përmbajtjen e reformës dhe që nuk përbën një përpjekje për të mbajtur duart brenda sistemit të drejtësisë. Drafti në fjalë nuk është i përsosur, nuk është i shkruar në gur”, tha Rama.
Pas takimit të sotëm refroma do të shkojë drejt e në Parlament, tha Rama.





