Deputetët e PD do të mblidhen nesër në mëngjes në një mbledhje jashtë rradhe për t’u informuar lidhur me takimin Basha-Rama.
Kryetari i PD-së, Basha përjashtoi cdo përfshirje të opozitës në një votim në Parlament për reformën pa arritjen e konsensusit.
Ndërkaq Mogherini indirekt ka kërkuar një votim përmes rrjedhjes së votave për të arritur në shifrën e 94 deputetëve.
Pritet që opozita të deklarojë bojkotin në seancën që do të votohet reforma. Kryeministri Rama tha pas takimit se tani reforma do të shkojë drejt e në Parlament megjithëse shtoi se ka hapësirë për një takim teknikësh në ditët në vijim.





