Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROTESTE/ ‘Veliaj zëvendësoi barin me kauçuk duke prerë 17 pemë, plan për kulla betoni’

01/06/2016
PROTESTE/ ‘Veliaj zëvendësoi barin me kauçuk duke prerë 17 pemë, plan për kulla betoni’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhjetëra aktivistë të Departamentit të Mjedisit dhe të rinj demokratë protestuan sot në Parkun Rinia duke paralajmëruar qytetarët e Tiranës se së shpejti ky park do ketë radhën për tu betonizuar. Kreu i Departamentit, Jamarbër Malltezi u shpreh se Veliaj duhet të japë dorëheqjen pasi opozita vërtetoi se ai shkeli ligjin me ndërtimin brenda Parkut të Liqenit, duke derdhur mbi 870 metra kub beton si dhe është duke përgatitur dhënien e lejeve të tjera të ndërtimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bëjnë rezistencë këtij plani të Ramës dhe Veliajt dhe ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet ligjore.

“Këtu jemi në skenën e ardhshme të krimit, pasi do ta betonizojmë së shpejti. Sot disa njerëz që keqpërdorin ndonjërin dhe gjithçka, keqpërdorin paratë publike për tua dhënë burrave të drejtoreshave të tyre, po përurojnë një sarkofag në të cilin mbulojnë me beton dhe po shtrojnë bar sintetik kauçuku. Kjo është zgjidhja për cilësinë e rëndë të ajrit në Tiranës. Ndërkohë, Parku Rinia ka radhën për tu betonizuar. Ky park është tjetri në radhë ashtu si parku i Liqenit ku tashmë në dy krahët e tij po përgatiten të ndërtohen gradaçela për klientët oligarkë të kryeministrit. Për fat të keq, këtu nuk ka asnjë përgjegjësi. Na u deklarua se nuk do kishte beton por vetëm ashkla. Ne po dëshmojmë këtu me shumë foto që aty kishte 870 metra kub beton ose sa 100 betoniere që hodhën beton tek mushkëritë e qytetit tonë, tek mushkëritë e fëmijëve tanë. Na premtoi se do jepte dorëheqjen nëse një pemë e vetme do ishte prerë. Ne këtu, kemi 17 pemë të prera dhe zotëria do të duhet të jepte 17 herë dorëheqjen nëse do kishte cipë. Ne bëjmë thirrje të qëndrojmë me mjete paqësore. Ne duhet të qëndrojmë për mushkëritë tona e të fëmijëve tanë. Ti shohim mirë këto foto e pamje sepse nuk është çudi që edhe këto pemë e ky bar këtu të zëvendësohen vitin tjetër me bar kauçuku. Qeveria ka frikë nga qytetarët dhe nuk nuk i dëgjon ata ndaj dhe pengoi referendumet në shenjë paniku të pashoq. Pse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve për kullat që duan të ndërtojnë këta? Pse të mos dëgjohet zëri i qytetarëve për gradaçelën 24 kate që do të marrë z Rama? Pse kanë kaq shumë frikë nga qytetarët?!”, u shpreh Malltezi.

img_3816

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.