Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e adoleshentes nga Sukthi që u arratis me 19-vjeçarin: Dua të martohem, ai është burri im

31/05/2016
Dëshmia e adoleshentes nga Sukthi që u arratis me 19-vjeçarin: Dua të martohem, ai është burri im
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Ika me të dashurin nga shtëpia, pasi prindërit nuk e pranonin atë si dhëndër të tyre. Ne duheshim, kishim lidhje prej një viti dhe unë kisha vendosur të martohesha me të. Kisha vënë në dijeni familjen që në fillim të lidhjes, por ata më kërkonin të ndahesha prej tij me argumentin se isha shumë e re, se i dashuri im Ermiri ishte i pashkolluar dhe se unë duhej të vijoja studimet e larta”.

Kështu ka deklaruar dje në Policinë e Durrësit 17­ vjeçarja Gazije Kazija, e cila prej 13 ditësh rezultonte e zhdukur dhe familja e saj dha alarmin duke i bërë apel nëpërmjet medias të kthehej në shtëpi. Adoleshentja, gjimnaziste në Durrës, u vetëdorëzua dje bashkë me të dashurin nga Fieri, Ermir M., 19 vjeç, të cilin, sipas të dhënave nga hetimi, e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. “U dorëzuam në polici sepse ngjarja po deformohej, shkruan Panorama.

U largova me koshiencë të plotë dhe do t’u kërkoj prindërve të shkoj të jetoj me të dashurin tim. Ermiri është burri im dhe do të martohemi bashkë”, ka vijuar më tej adoleshentja, e cila pas vetëdorëzimit në Policinë e Sarandës është sjellë po dje në Policinë e Durrësit bashkë me djalin me të cilin u arratis. Aty ata kanë dhënë dëshminë e tyre, duke pohuar se duheshin dhe se bashkë kishin planifikuar të martoheshin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vajza, prindërit nuk kishin qenë dakord me lidhjen e saj, pasi Ermir M., nuk kishte shkollën e lartë dhe punonte veç me sezone. Sipas saj, ai punonte veç tre muajt e verës si kamerier në Sarandë. Me të ardhurat që siguronte aty përpiqej të jetonte muajt e tjerë të vitit, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë së banesës së tij në Durrës. Sipas të dhënave, 17­vjeçarja ishte nxënëse me nota të mira në gjimnaz dhe prindërit e saj pretendonin që ajo të vijonte studimet më tej dhe t’u sillte në shtëpi një dhëndër të shkolluar. Por kjo nuk ka ndodhur, pasi adoleshentja i kishte vënë ata në dijeni për një djalë 19 vjeç me të cilin ishin njohur në “Facebook”.

Prindërit e kanë kundërshtuar dhe as nuk e kanë lejuar që i riu të shkonte në banesë për të kërkuar dorën e saj. Në këto kushte, 17­ vjeçarja ka vendosur ta bëjë fakt të kryer dhe të ikë nga banesa pa lejen e tyre. Kazija ka pohuar se kishin plan të bashkëjetonin të dy në qytetin e Sarandës, ku kishin siguruar edhe një banesë me qira. “Nuk jam penduar për largimin. Ermiri është burri im, do të martohemi bashkë. Kishim planifikuar prej disa ditësh të largoheshim të dy. Atë natë e kishim vendosur për t’u larguar. Pasi familjarët ranë të flinin, dola nga shtëpia.

Ai po më priste pak metra poshtë shtëpisë me taksi. Nga aty u larguam drejt Sarandës, ku Ermiri kishte siguruar një banesë me qira dhe punën gjatë verës. Gjatë këtyre ditëve kemi jetuar në Sarandë. U dorëzuam në polici për të qetësuar familjen, pasi dëgjuam në media se familjarët ishin bërë merak dhe mendonin se shfrytëzohesha për prostitucion”, është shprehur 17­vjeçarja nga Sukthi. Ajo është shprehur e vendosur për dashurinë e saj, duke deklaruar në polici se edhe po nuk deshën prindërit, do të largohet sërish nga shtëpia dhe do të jetojë me të dashurin e saj në qytetin e Sarandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.