Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse disa fëmijë i mundon matematika?

30/05/2016
Pse disa fëmijë i mundon matematika?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një “ndjenjë e brendshme” e varfër për numrat, mund të jetë një shenjë e aftësisë së kufizuar për mësimin e matematikës, sugjeron një studim i ri.

Hulumtuesit kishin 71 nxënës të klasës së nëntë, të përcjellë në një studim 10-vjeçar të arritjeve në matematikë, të cilët kryen detyrat, të cilat matën ndjenjën e tyre të lindur për numrat, si p.sh. t’ia qëllojnë se sa pika ishin në një faqe pa pasur kohë t’i numërojnë ato.

Hulumtuesit po ashtu i kanë ndarë nxënësit në katër grupe: ata të cilët shfaqën paaftësi për mësimin e matematikës përgjatë kohëzgjatjes prej një dekade studimi, ata të cilët u renditën nën mesatare, mesatarë ose mbi mesatare në arritjet e matematikës, transmeton Koha.net.

Studentët me paaftësi për mësimin e matematikës, në mënyrë të konsiderueshme gabuan në vlerësimin se sa pika ishin në faqe.

Pse disa fëmijë e kanë më vështirë se të tjerët ta mësojnë matematikën

“Disa fëmijë kanë një ndjenjë intuitive shumë të pasaktë për numrat dhe ne besojmë se këta fëmijë kanë aftësi të kufizuara të të mësuarit të matematikës, të paktën pjesërisht, për shkak të mungesës së këtë lloji të ndjenjës intuitive për numrat,” tha Michele Mazzocco, drejtor i Projektit për Zhvillim të aftësive të matematikës në Institutin Kennedy Krieger.

Megjithëse janë të mirë në lëndët tjera, mbi 14 për qind e shkollarëve kanë telashe të vazhdueshme me matematikë. Shkaqet mund të jenë të shumta, përfshirë çështjet si hapësira, kujtesa gjatë punës, ose “ndjenja për numrat”, e cila përfshin aftësinë për t’u përafruar (njoftuar) me numrat.

Një porosi kyçe për prindërit dhe mësuesit është që fëmijët ndryshojnë, sa i përket saktësisë në ndjenjën intuitive për numrat.

Ne mund të presim nga secili fëmijë t’ i perceptojë numrat me saktësi afërsisht të krahasueshme, po ky supozim do të ishte i rremë. Disa nxënës mund të kenë nevojë për më shumë ushtrime për të zhvilluar këtë ndjenjë për numrat, vërejti Mazzocco.

“Në të njëjtën kohë, nëse një fëmijë ka vështirësi me matematikën në shkollë, ne nuk duhet të supozojmë se kjo vështirësi është e lidhur me ndjenjën e dobët për numrat: kjo është vetëm njëra nga mundësitë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.