Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani, në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

29/05/2016
Presidenti Nishani, në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i RepublikësBujar Nishani, mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, organizuar në Sarajevë, ku krahas Presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë, Bashkëkryetarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës, i ftuar i nderit ishte Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në fjalën e mbajtur në Samit, Presidenti Nishani vlerësoi prezencën e Presidentit të Italisë në këtë Samit, duke theksuar mbështetjen e fuqishme që Italia, si vend themelues i BE-së i ka dhënë procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Union.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu ndryshimet rrënjësore që ka pësuar rajoni, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, duke evidentuar intensifikimin e dialogut dhe të marrëdhënieve mes vendeve, në funksion të krijimit të një rajoni të paqtë dhe të gatshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Duke u ndalur në agjendën evropiane, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë se objektivi më strategjik për Shqipërinë, është integrimi në BE. “Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.” – theksoi Presidenti.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballen vendet e rajonit dhe i gjithë kontinenti evropian, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm, si dhe kriza e refugjatëve, duke shprehur gatishmerinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e zgjidhjes konform mundësive dhe kapaciteteve të saj. “Shqipëria është solidare me vendet e rajonit të prekura nga kriza e refugjatëve dhe ka ofruar mbështetjen e saj proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj, si ndaj vendeve fqinje ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.