Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gruaja e shqiptarit të vrarë në Itali: Autorët të kalben në burg, bënë km rrugë për të vrarë burrin tim

29/05/2016
Flet gruaja e shqiptarit të vrarë në Itali: Autorët të kalben në burg, bënë km rrugë për të vrarë burrin tim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre ditë pas vrasjes së shqiptarit Petrit Nikolli 42 vjeç në provincën e Riminit të Italisë dhe të arrestimit të 3 autorëve të krimit, (burri, vjehrri e kunati i mbesës) bashkëshortja e tij Ermelinda Fusha Nikolli thyen heshtjen e në një intervistë mediatike e rrëfen të vërtetën e saj mbi shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Shqiptari Petrit Nikolli 45 vjec, me profesionin hidraulik, babai i 3 fëmijëve e në pritje të fëmijës së katërt u qëllua për vdekje me pistoletë natën e 25 majit në komunën Riabella në provincën e Riminit. Motivi i vrasjes qe marrja në mbrojtje e mbesës së tij, e keqtrajtuar nga bashkëshorti e familja e tij. Autorët e arrestuar të këtij krimi janë Lek, Edmond e Altin Preci.

“Nuk më intereson asgjë nga Kanuni, thotë ajo. Ne jetojmë prej më shumë se 20 vite në Itali e ashtu si Petriti nuk besojmë më në të. Mbesa e Petrit e kishte vendosur të largohej nga familja e burrit e Petriti ishte krenar për zgjedhjen e saj. Madje ai përpiqej t’i mësonte vajzës tonë 15­vjeçare se një grua nuk duhet të jetë kurrë e nënshruar. Një natë para ngjarjes, mbesa e telefonoi Petritin e i kërkoi të vinte në Rimini e ta marri pasi kishte vendosur të mos jetonte më atje. E Petrit ishte i kënaqur, pasi e dinte se në familjen e burrit e keqtrajtonin. Prje kohësh mbesa na kishte treguar se familja e burrit e kërcënonte se do ta vriste bashkë me familjen, vëllanë e babanë. Petritin e kërcënuan se do ta vrisnin ditën që shkoi në Rimini për të marrë të mbesën, por ne nuk besonim se do të arrinin deri këtu.” Përsa i përket 3 autorëve të vrasjes së bashkëshortit Ermelinda Fusha shprehet se ndaj tyre provon vetëm urrejtje, “Nuk dua t’i vras por duhet të mos dalin më nga burg. Të tre e të kalben aty brenda. Ata nuk kanë reaguar në mënyrë impulsive në një moment zemërimi, ata e kanë planifikuar vrasjen e burrit tim. Kanë bërë kilometra e kilometra rrugë nga Milano deri në Rimini për ta vrarë.”

Mbi natën e ngjarjes ajo kujton se e kishte telefonuar disa herë Petritin por nuk i përgjigjej, e preokupuar i kishte telefonuar babait e vëllait të saj që jetojnë po në provincën e Riminit. Ata i kishin thënë se “Petriti vdiq!” “Vrapova drejt vendngjarjes, – rrëfen Ermelinda. – Petriti i kishte sytë mbyllur e m’u duk se për një çast i hapi… I mata pulsin, ishte i ftohtë akull. Infermerja më tha se Petriti ka vdekur!”“ Ermelinda Fusha është shtatëzënë në muajin e 6 me fëmijën e katërt e trregon se sapo ka barë një vizitë mjekësore për të kontrolluar se edhe pas kësaj drame e tronditje shpirtërore, gjëndja e fëmijës në bark është normale. Ndërsa për 3 fëmijët e tjerë të tyre, Ermelinda rrëfen se vetëm vajza 15 vjeçare di çfarë ka ndodhur, ndërsa 2 djemtë e vegjël jo. “Deri sa janë ende të vegjël, kur t’u rrëfej mbi vdekjen e babit të tyre, shkakun do ta lidh me sëmundjen, thotë ajo, e kur të rriten do t’u tregoj të vërtetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.