Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DIALOGU I BASHES NË ELBASAN/Më parë kemi punu, që kur erdhi Ky kemi maru!

29/05/2016
DIALOGU I BASHES NË ELBASAN/Më parë kemi punu, që kur erdhi Ky kemi maru!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të Shirgjanit, Gjergjanit dhe Bradasheshit. Fermerët e Gjergjanit thanë se kanë tre vjet që nuk shohin asnjë investim për bujqësinë, as subvencione, asgjë. Investimet e fundit në këtë zonë, thonë banorët, përsa i përket infrastrukturës bujqësore ashtu dhe asaj rrugore kanë qenë në kohën kur Basha ishte deputet i Elbasanit. I kujtojnë se çdo premtim që u ka dhënë e ka bërë realitet dhe sot janë të bindur se nesër kryeministër, Lulzim Basha do ta ndryshojë Shqipërinë.

Fermer: E shikon kanalin e mbuluar me kallama atje? Është kanali që kullon gjithë parcelat atje sipër.

Basha: Sa vjet ka pa u pastruar?

Fermer: Që kur e ke pastruar ti që ishe deputet.

Basha: Subvencione jo, rritje pensionesh jo, ulje të çmimit të energjisë jo, përkundrazi e ka rrit. Rritje taksash, rritje fukarallëkut. Çfarë i bën lekët? 2.2 miliardë euro i ka vjedh për dy vite oligarkia me atë në krye. I bie 2 milionë lekë të vjetra për vit për familje.

Fermer: Ka vajt gjendja ku nuk mban uji pilafi më. Shpresa e fundit je ti, drita jeshile për këtë popull. Duhet të mbështesim, duhet të punojmë të gjithë, ti je Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Basha: Çmimi i energjisë do të ulet për konsumatorin dhe për biznesin. Prioritet numër një do të jetë bujqësia, 150 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro për infrastrukturën dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerin.

Zoti Basha u ndal dhe në një fermë lopësh. Nga 20 kokë që ka patur tre vite më parë, Shpëtimi sot ka 10 pasi e ka të pamundur t’i mbajë. Varfëria ka bërë që qytetarët të konsumojnë më pak ndërsa shteti nuk i ka dhënë asnjë subvencion.

Banor: Njëzet lopë kam pas.

Basha: Po pse ke dhjetë tani?

Banor: Po kam dhjetë tani se si plotësoj dot kushtet, duan lekë. Qumështi shitet 300 lekë.

Basha: Subvencione a ke marrë?

Banor: Jo, jo asnjë gramë.

Basha: Ne do ta mbështesim blegtorinë me subvencione të drejtpërdrejta. Çdokush që ka bagëti, lopë, dele, dhi do të marrë për kokë subvencionet, për kokë.

Në Bradashesh gjendja është e mjerueshme. Papunësi, varfëri, pamundësi për të siguruar bukën e përditshme. Pas kërkesës së banorëve Basha vizitoi disa familje. Nëntë persona banonin ne një dhomë dhe jetonin me ushqimet që u falnin të tjerët. Që kur u morën votat në 2013-ën askush nuk u përgjigjet më, thanë banorët.

Banor: Më parë ne kemi punu, sa e mori ky ne kemi maru. Se ai ndërtimin e preu, ku do të shkojmë të punojmë ne? Se a të vjedhim, të vrasim?! Se kjo është, jam vetë i nëntë me një dhomë.

Banor: Kam mundësi unë t’i laj dritat me 40 mijë lekë? Pastaj thonë mos i nxjerr fëmijët në rrugë të lypin, të mbledhin kështu, të mos bëjnë ashtu, na marrin votat e kur vjen puna ai i le pa bukë.

Banore: Kam gjashtë kalamaj, secili me nga tre kalamaj me një dhomë, janë edhe dy çunat. Unë s’kam shpi po flej tek shkallët.

Banore: Hajde në shtëpinë time në çfarë gjendje jam. Jemi pa bukë, borxhe andej, borxhe këtej, dritat mënjanë, bukë s’hajmë.

Banore: 2016-a të vdesësh për një thes miell, ky është nami i zi!

Banore: Çuni pa punë, nusja pa punë, ku do të ikim djali i nënës?! Të keqen! Po ta japim me gjithë shpirt vetëm ti ta marrësh o Zot!

Basha: Familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë taksa, as faturë energjie deri në 300 kë dhe as faturë ujë. T’i japësh pesë lekë fukarait me një dorë dhe t’i marrësh dhjetë me tjetrën, ky është krim, kjo nuk është ndihmë ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.