Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Takimi i Ramës me biznesin u kthye në bumerang, kjo dëshmon se situata ekonomike është rëndë

24/05/2016
Basha: Takimi i Ramës me biznesin u kthye në bumerang, kjo dëshmon se situata ekonomike është rëndë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me biznesin një tregues për “gjendjen e rëndë ekonomike të vendit”.

“Ndonëse i konceptuar si shfaqja propagandistike e radhës, takimi i Edi Ramës me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, “live” dhe sy për sy, çka dëshmon se sa e rëndë është situata ekonomike, sa e thellë kriza e biznesit dhe sa e pashpresë mundësia e tyre për të hapur vende të reja pune nën qeverisjen e Ramës. Shqipëria është fshirë nga harta e investitorëve të huaj për shkak të pasigurisë alla-Shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa që rriten, e gjoba pas gjobash që po i marrin shpirtin sipërmarrjes së madhe, të mesme e të vogel. Paratë e taksave të rritura që duhet të shkonin për investime që hapin vende pune, përfundojnë në xhepat e qeveritarëve”, shkroi Basha në Facebook.

“Përgjegjësi për këtë situatë është Edi Rama. Atij ia thanë në sy sot, se si rezultat i taksave të larta vetëm një biznes në Vlorë është detyruar të largojë 80 persona nga puna, 80 familje që ju mungon një pagë, ndoshta e vetmja në shtëpi. 200 personave të tjerë ju pamundësua punësimi në një rast tjetër në Berat për shkak të politikës së rryshfetit, pa të cilin nuk mund të ecet në pushtetin e Edi Ramës. Futja e duarve në xhepat e biznesit nga qeveritarët, ishte denoncimi i tyre. Asnjë investitor nuk është i lumtur, të gjithë po mendojnë largimin”, shtoi Basha, i cili theksoi se Rama u pendua që takimi ishte “live” dhe për këtë arsye “iu hakërrye me radhë biznesit, FMN-së dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.