Intervista e Filip Çakulit ka qenë një humor i jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund, pjesë të së cilës ne i kemi zbardhur për lexuesit tanë.
Ke 15 vite që u bie të gjithëve, akoma nuk të është ngritur një padi?
Më kanë ngritur edhe padi, por i kam fituar.
Po si ia bën, blen Gjyqësorin?
Në fakt ne kemi drejtësi, është pak e shtrenjtë, po ka drejtësi ama. E blen dhe e ke aty. Dikur njeriu i shkretë linte mënjanë ca lekë për ndonjë sëmundje, tani lë për Gjyqësorin.
Po roje mban, makinë të blinduar, armë?
Nuk është puna te makina e blinduar, unë s’kam makinë fare. Kurse armë mora tani që tha Berisha, në fakt e kisha, por tani që tha ai, e nxora. Po unë nuk kam frikë se gjithmonë dy më kanë inat dhe tre më duan, kështu që ka kush të më mbrojë.
Është e vërtetë që më 21 janar ke qarë shumë?
Po kam qarë shumë se më vdiq vjehrra. Kishte për të vdekur, por nuk e di pse zgjodhi 21 janarin. Në fakt i thashë nuses ta marrim arkivolin dhe ta nxjerrim aty te sheshi te Kryeministria dhe të themi që e vrau shteti, ajo nuk pranoi. Kështu që e varrosëm në Lushnjë. Kur po e varrosnim vjehrrën rreth orës 12 të drekës, më merr Taulant Balla, ishte fshehur poshtë urës, më tha: Çfarë po bëhet andej? I thashë po e varrosim, lopatën e fundit po i hedhim. Doli Taulanti si trim i madh. E kapën ata, e rrahën edhe Taulantin.
Në fakt a je ti puçisti i 21 janarit?
Po, unë jam. Unë i solla njerëzit në shesh, unë i thashë Berishës gjuaj, vrit tre veta, pastaj i thashë do të vij lart, do të të heq ty, do vë Ramën, do dali Rama në ballkon dhe do të mbajë fjalimin. Problematik ke qenë gjithnjë, edhe dikur me Hostenin.
Nuk e di çfarë do bësh pas “Fiksit”?
“Fiksi” është fundi, do mbaroj me të, pastaj do kaloj në pleqëri. Ermal, ti nuk e ke jetuar kohën e dikurshme, kur ishim ushtarë. Në atë kohë na hidhnin klor në çaj. Mesa duket, mua klori efektin po ma jep tani.
A ke ndonjë kujtim me Tanin e Topit?
Po kam shumë, një herë po iknim në Selanik me makinën e tij të shpejtë dhe na ndalon policia. I thotë Tanit, patentën dhe lejen e qarkullimit. Ai përpiqet t’i tregojë se është pronar i “Top Channel”, po ai nuk hante pykë fare. Patentën këtu zotëri! – i thoshte.
Pastaj në një moment, fut kokën brenda dhe më sheh mua dhe thotë: Aha qenke me shefin, në rregull ik!
– Si me shefin more?! – nxehet Tani. Unë jam shefi i tij, unë i paguaj rrogën këtij muaj për muaj.
– Tani, i thosha, qetësohu dhe të lutem mos i trego sa e kam rrogën. Pastaj iu drejtova policit dhe i thashë:
– Mos ia vini re se shoferi im mërzitet shpejt, por është njeri i mirë.
Sot humori matet me klikime, po në kohë të diktaturës si matej?
Ne e masnim me të qeshura, kush qeshte më shumë. Meqë po flasim për humorin, aty ka rëndësi detaji. Ka bërë p.sh. Mitro Çela një libër “Me Filipin”, e ka bërë për së gjalli, sepse zakonisht bëhet për së vdekuri. Ngaqë isha sëmurë, mendoi se do të vdisja dhe e bëri librin ta kishte gati. Sa vinte dikush në zyrë, i jepte libra, edhe nga dy-tri herë. Do ti që u rralluan njerëzit. I pyesja: Pse nuk vini? Më pyesin: Ka akoma libra aty?
Velinat si i zgjidhni?
Komisioni prej 7 vetash zgjedh ndër 200 vajza dy më të mirat dhe ia çojmë lart drejtoreshës. Kur ia çojmë Vjollcës lart, ajo i sheh dhe na jep dy vajza të tjera, që do ajo. Por, ama, po t’i thuash Vjollcës hajde të zgjedhim bashkë velinat, ajo thotë jo, unë nuk përzihem në këto punë.
Rrëfimet e Filipit
Ishte njëri dhe i thoshte shokut: E kam vajzën në Itali. U martua me një italian, bëmë një goxha festë. U nda nga ai italiani. Pastaj u martua përsëri, përsëri festuam, u ndanë përsëri. Pastaj u martua për të tretën herë me një italian, pastaj prapë u nda. Po vajza jote çfarë pune bën? Edhe vajza ime putanë është, por nuk e festojmë kaq shumë sa ju.
Ishte një polic në Rinas dhe zbresin tri femra nga avioni me minifund. Pyet të parën: Çfarë pune ke bërë ti në Itali? Kam mbajtur fëmijë. Polici e shënon në bllok: “Prostitutë”. Pyet të dytën: Çfarë pune ke bërë në Itali: “Sekretare” – i thotë ajo. “Prostitutë” e shënon ai në bllok. Pyet të tretën, çfarë pune ke bërë në Itali: Në semafor, i thotë ajo. – Shënoje aty, elektriçiste, – i thotë polici.
Shkon Rama në Zvicër dhe prezanton ministrat dhe ndër të tjera i thotë: ky është ministri i Punës. Pastaj fillon prezantimin Kryeministri zviceran. Ky është ministri i Detit, i thotë. Fillon qesh Rama dhe i thotë: Po ç’është kjo, ju s’keni det? Pse qesh? – i thotë Kryministri zviceran, – qesha gjë unë kur ti the ministri i Punës?
U shtrova një herë në spital se kisha problem hemorroidesh. Nejse u operova, më morën njerëz plot në telefon. Ndër të tjerë më mori edhe Rama. Më pyeti: Hë mo si ndjehesh? Si ti. i thashë. Po pse si unë? Si pa bythë. – i thashë.
A u censurua intervista e Çakulit? Përgjigjet Ermal Mamaqi
“Më sollën zvarrë këtu, ti Ermal ke ngrënë 5 dreka për këtë punë, e di mirë”.
Kështu e ka filluar bisedën e tij plot humor Filip Çakuli, drejtoi i “Fiks Fare”, që kur ai është krijuar.
Intervista e Çakulit te “7 ditë pa Ermalin” u anunçua për ditë me radhë, ndërkohë që nuk munguan edhe shkrime në media, sipas të cilave thuhej se Filipi ka bërë disa batuta për të ndjerin Tan Hoxha, pronarin e Topit, të cilat mesa duket nuk janë pëlqyer nga drejtuesit dhe ata kanë dhënë urdhër që të censurohen.
I pyetur se si qëndron e vërteta, Ermal Mamaqi pohon për “Panorama plus”…
“Meqë po lexoj se gjoja intervista e Filipit qenka censuruar, unë u përgjigjem të gjithëve, duke i siguruar se intervistës nuk iu hoq asnjë presje. Në ‘Digitalb’ kam lirinë, të cilën nuk e kam pasur as në shtëpinë time”, ka përfunduar ai.
“Panorama”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/