Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut i dha lamtumirën e fundit gazetarit Agim Nezaj

20/05/2016
Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut i dha lamtumirën e fundit gazetarit Agim Nezaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Dalip Greca, Nju Jork

Ne foto, pamje nga zhvillimi i ceremonise se varrimit (foto: Dritan Haxhia)

Mbrëmjen e 16 Majit kishte përfunduar në mënyrë fatale beteja mes gazetarit Agim Nezaj dhe sëmundjes së kancerit në stomak. Siç shkroi shtypi, ai nuk iu dorëzua vdekjes, por Zotit. Me kaq janë thënë të gjitha. Ai e përballoi dyluftimin duke e gëlltiur dhimbjen brenda vetes, por mbrëmjen e së Hënës, zemra e tij pushoi së rrahuri, duke shënuar fundin e betejës. Familja Nezaj hapi dyert e mortit dhe komuniteti shqiptar , jo vetëm në Nju Jork, por edhe shtete të tjerë iu gjend për ngushëllim. Të Mërkurën, me 17 Maj, familja priti ngushëllimet në Shtëpinë Mortore” Farenga Brothers” në Allerton, Bronx. Nga ora 2 e pasditës e deri në 9 të mbrëmjes vargu i njerzve, burra dhe gra, nuk kishte të sosur. Me qindra ishin ata që iu gjendën pranë familjes, jo vetëm krahinarë të tij, por nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Edhe Federata Vatra, me një përfaqësi të saj, me zv/Kryetarin Agim Rexhaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi e Dalip Greca(editor i “Diellit”), anëtarët e Këshillit Idriz Lamaj, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, së bashku me përfaqësuesit e medias së komunitetit Adem Belliu , Beqir Sina dhe Dritan Haxhia, i shprehën ngushëllimet babait të Agimit Bajram Nezaj, nëns Zoja, bashkëshortes Mira dhe vëllait, Agronit.

agimi ceremoni

Të Enjten, me 18 Maj, në orët e para të mëngjesit u organizua ceremonia e përcjelljes si dhe lutjet fetare në Shtëpinë Mortore”Farenga Brothers” për t’u nisur në orën 10 të paraditës drejt Kensico Cemetery, në Valhalla, Ëestchester County, Neë York, një ndër varrezat e hapura në vitin 1889, në një vend tepër piktoresk, plot gjelbërim.
agimi ceremoni2

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qindra vetë. Imam Elez Osmani dhe Mustafë Islami, kanë përcjellë lutjet fetare. Në mesazhin drejtuar të pranishmëve, Imam Elez Osmani, ndër të tjera, duke iu drejtuar Familjes Nezaj, prindërve të Agimit, Bajram dhe Zoja, vëllait Agron, bashkëshortes Mira tha: Sot jemi tubuar që t’ia themi lamtumirën e fundit, bashkëkombasit tonë, vëllaut tonë, familjarit tuaj të dashur, gazetarit, publicistit, studiusit,juristit, pedagogut të mirënjohur Agim Nezaj. Pata rastin të njihem me të personalisht dhe janë të pashlyera kujtimet për të. I afërt, modest, erudit me njohuri të larta.
agimi ceremoni 3

Ishte ndër pendat e shquara që la emër në letërsi, publicistikë, gazetari dhe në veprimtari shoqërore-politike.Agimi kishte një stil të lehtë shkrimi, që të bënte për vete. Shkrimet e tij lexoheshin me një frymë, sepse i shkruante vendit të tij, vlerave tona të shquara dhe gjeografisë së bukur .

Ishte një personalitet që nuk rreshti së promovuari shqiptarinë dhe Shqipërinë kudo që iu dha rasti.

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve, ka qenë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt” shënoi Agimi në veprën e tij.

Zoti e kishte paisur me një mëndje të ndritur që e shprehi në pendën e tij të artë.Kosovën e kishte pikë të dobët dhe ishte i pashmangshëm diskutimi për të në çdo moment.Me një ndiesi të veçantë i përcillte zhvillimet politike të saj.(Korresp i Diellit)

(Me shume lexo ne Gazeten Dielli gazetadielli.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.