Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Klement Balili “brekëgrisuri” që bënte bamirësi për bashkëfshatarët

20/05/2016
Klement Balili “brekëgrisuri” që bënte bamirësi për bashkëfshatarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një kronikë e disa artikujsh gazetash pakë ditë më parë, që e “identifikonin” Klement Balilin si një “bamirës”, shkaktoi jo pak çudi. U tentua që nëprmjet kronikës televizive e shkrimeve të gazetave, Klement Balili të paraqitej si një “simbol unitetit” mes të djathtëve e të majtëve të fshatit Stjar.
Por sot u mësua një tjetër çudi. Klement Balili na qenka një “bamirës brekëgrisur”.
Këtë e dëshmon deklarata e tij e pasurisë.
Që pas bërjes publike,, si personazh narkotrafiku, e gjithë pasuria që Kelmend Balili zotëron në Shqipëri apo jashtë vendit është vënë nën hetim. Lajmi se pasuria e Balilit po hetohet u konfirmua për TV Klan nga ILDKPKI.
Policia e Shtetit, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit e Pasurive kanë nisur një hetim menjëherë pasi ish-Drejtori i Transporteve të Sarandës u shpall në kërkim për llogari të autoriteteve greke.
Ai dyshohet si kreu i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, që transportonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Italisë, Holandës e Belgjikës.
Ky institucion pranon se ka urdhëruar dhe po kontrollon pasurinë e Balilit, i cili ka mbajtur për rreth dy vjet e gjysmë, detyrën e Drejtorit Rajonal të Transportit Rrugor Sarandë.
Balili thuhet se është pronar i një kompleksi të njohur turistik në Sarandë.
Por në deklaratën e pasurisë, ai nuk ka të regjistruar një pronë të tillë.
Në deklaratën e fundit të dorëzuar me datën 21 Mars të vitit 2015 rezulton se Balili ka para “cash” të kursyera, në vlerën e 3.3 milionë lekëve dhe 400 mijë lekë të përfituara nga shitja e një automjeti tip “Benz”.
Ka deklaruar një banesë private në proces legalizimi në fshatin Stjar të Delvinës, me vlerë çmimi të papërcaktuar.
Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar se ka marrë hua pa interes, rreth 30 mijë euro, e cila është marrë për të plotësuar një nga kriteret që djali i Balilit të filloj shkollën jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.