Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI I ARDENICES/ Gjykata lë në burg zyrtarin e LSI-së

19/05/2016
SKANDALI I ARDENICES/ Gjykata lë në burg zyrtarin e LSI-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me kërkesë të Prokurorisë së Lushnjes, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për ish-drejtuesite vendosur nga LSI në hipotekën e këtij qyteti, si edhe të një pronari biznesi, të dyshuar për “Fallsifikim dokumentash” në bashkëpunim, në vijim të një hetimi të nisur nga kallëzimi i dorëzuar nga përfaqësuesit fetarë të Manastirit të Ardenicës.

Nga hetimi i deritanishëm rezulton se përfaqësuesit e Manastirit, gjatë një procesi gjyqësor civil, kanë konstatuar se një pjesë e pronës të cilën e pretendonin, më konkretisht rreth 6300 m2, ishte e regjistruar në emër të shtetasit A.Lushi, pronar i një kompleksi shërbimesh në zonën e Ardenicës.

Sapo kanë konstatuar këtë situatë, përfaqësuesit e Manastirit kanë dorëzuar një kallëzim penal në Policinë e Lushnjes, e cila ia referoi më tej Prokurorisë.
Në bazë të hetimeve, Prokuroria e Lushnjes ka arritur të evidentojë se, në vitin 2014, prona e pretenduar nga Manastiri, është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) në emër të shtetasit A.Lushi, në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Po ashtu, nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Lushnjes, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se kjo pronë është regjistruar në bazë të urdhërave verbalë të Kryetarit të ZVRPP në atë kohë, shtetasi B. Koçiu.

Nga të dhënat hetimore të përfituara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Lushnjes krijoi dyshime të arsyeshme se prona e pretenduar në një proces civil nga përfaqësuesit fetarë të Manastirit të Ardenicës, është regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e ish-drejtuesit të ZVRPP, B. Koçiu, si edhe nga pronari i kompleksit privat të shërbimeve, A.Lushi. ndaj këtyre dy persona u kërkua caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lushnjes, forcat e Policisë së Shtetit arrestuan dy personat e dyshuar.

Për më shumë lexoni edhe…

FOTO & EMRA/ Lushnje arrestohet në tjetër zyrtar i LSI-së, “fali”

6300 metër katrorë tokë shteti
/web/FOTO_EMRA_Lushnje_arrestohet_ne_tjeter_zyrtar_i_LSI_se_fali_6300_meter_katrore_toke_shteti_19174_1.php

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.