Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, me rritjen më të ulët të kredisë dhe depozitave në rajon

18/05/2016
Shqipëria, me rritjen më të ulët të kredisë dhe depozitave në rajon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset shqiptare kanë marrë më pak hua dhe individët kanë vendosur më pak kursime në banka në krahasim me të gjitha vendet e tjera të rajonit në vitin 2015. Të dhënat krahasuese të raportit të tremujorit të parë 2016 të Komisionit Europian për shtetet kandidate dhe ato potenciale kandidate në BE tregojnë se Shqipëria rezulton vendi që ka pasur rritjen më të ulët vjetore si të kredive ashtu dhe të depozitave.

Kredia për ekonominë me bazë vjetore në Shqipëri u rrit me 0.3% në vitin 2015. Kjo është ecuria më e dobët në gjithë rajonit. Pas Shqipërisë, kreditimin më të ulët e ka shënuar Mali i Zi, që pa një zgjerim prej 0.9%. Më mirë rezulton Maqedonia, bizneset dhe individët e të cilës i janë gëzuar rritjes më të lartë në rajon. Ritme të lart kanë pasur edhe Serbia e Kosova.
rritja ekredise

Sipas raportit të Komisionit Europian, rritja vjetore e kredisë në Ballkanin Perëndimor në 2015-n ka mbetur përgjithësisht pozitive për shkak të normave të ulëta të interesit. Kjo e fundit ka bërë që huaja të rritet ndjeshëm për individët, ndërsa kredia për bizneset veçanërisht firmat e mesme dhe të vogla, ka mbetur përgjithësisht e zbrehtë.

rritja e depozitave

Edhe për depozitat Shqipëria ka shënuar rritjen më të ulët në rajon, me 1.9% me bazë vjetore në 2015-n. Ecurinë më të mirë në rajon e ka shënuar Mali i Zi që ka parë një rritje të kursimeve në banka me 13.7%.

Të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Shqipërisë kanë shënuar një rritje vjetore të depozitave me më shumë se 6%.monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.