Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamza, përgjigje fyerjeve të Veliajt: I bëmë me djersën tonë dhe jo “kursimet e nënës”

18/05/2016
Kamza, përgjigje fyerjeve të Veliajt: I bëmë me djersën tonë dhe jo “kursimet e nënës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Kamzës ëhstë përgjigjur ashpër ndaj fyerjeve të Veliajt për komunitetin e Kamzës.

“Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga punët e mëdha që ka qyteti i tij. Ky dordolec duhet të mbajë gojën e të mos i fyejë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, këta banorë punëtorë dhe të zgjuar, pasi me djersën e tyre këto 25 vite ndërtuan një jetë nga fillimi duke e nisur nga zero, duke punuar e fituar paranë me djersën e ballit dhe jo si ti dhe Mjaft-istët dhe G99-shat që me zero ditë pune na u bënë ministra, kryetar bashkie, uzurpuan administratën, u bënë milionerë dhe menjëherë iu sulën të ardhurave duke u hequr edhe ndihmën ekonomike, vetëm në Kamëz 6 mijë familjeve, pra duke u hequr bukën e gojës. Këtë gjë nuk ta falin banorët e Kamzës! Veliaj nuk po bën gjë tjetër, por po ecën nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama dhe po nxitin një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë. E kanë shprehur këtë gjuhë urrejtjeje dhe më parë siç Rama shefi i Veliajt, duke i ironizuar në një takim elektoral veriorët, kur tha që na vijnë nga Alpet; i quajti shpellarë, Veliaj vandalë se nuk na ditkan ku është liqeni etj. Erioni le të merret me investimet në territorin e Bashkisë së Tiranës në kufi me Kamzën siç është lumi i Tiranës, që e ka kthyer në një geto të vërtetë. E vetmja gjë që ka në vizionin e tij është rritja e taksave, që ky kryebashkiak i Tiranës përdor çdo ditë ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës. Ndërsa kërkon të merret edhe me administrimin e Kamzës, pyesim se çfarë bëre mirë deri tani ti Erion, që të ta lëmë edhe Kamzën që ta bësh “dritë”?! Nuk duam të përmendim mynxyrën, duke lënë në harresë të gjitha njësitë administrative që janë pjesë e kryeqytetit, si rezultat i reformës administrative-territoriale. Je i vetmi pushtetar që ngrihesh dhe u bën presione institucioneve gjyqësore dhe ndërsa ne mendojmë që ti duhet t’i drejtohesh drejtësisë për shkelje të rënda të Kushtetutës, vjen e bën dordolecin duke futur hundët në punët e njësive të tjera administrative. Edhe si ministër Erion vetëm për një gjë u bëre mediatik, për dasmën mbi kala! Qytetarët e Kamzës kanë ditur dhe dinë të orientohen drejt në zgjedhjet e tyre”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.