Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibeaj: Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët

17/05/2016
Alibeaj: Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike doli sot me të tjera akuza në drejtim të Ministrit të Brendshëm për çështjen Balili, duke deklaruar se ka pastruar të shkuarën e tij kriminale.

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, tha se në kartelën e Balilit janë krimet e precedentët e mëparshëm.

Alibeaj:Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.

Alibeja tha se ky inkriminim i Ministrit të Brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore dhe tashmë nuk mjafton vetëm dorëheqja një orë e më parë e tij, por edhe vënia para përgjegjësisë penale.

Deklarata e plotë

Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Europës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale.

Eshtë zbuluar se janë hequr në kartelen e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm.
I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë, edhe pse Bashkia Sarandë e ka kallëzuar për ndërtim pa leje, edhe pse ka pasur probleme të tjera dhe konflikte për të cilat është denoncuar.

Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.
Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.

Saimir Tahiri ka dalë kështu zbulur në lidhje të gjithanshme me krimin me trafikun e drogës. Duke ofruar jo vetëm imunitet, paprekshmëri, vënie në dispozicion të pikave kyçe të policisë e të kufirit, e duke ndihmuar në arratisjen e Balilit, por duke e nxjerrë eskobarin e Ballklanit edhe të pastër, pa asnjë krim të mëparshëm.

Ky inkriminim i ministrit të brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore, dhe Tahiri është sot në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve i provuar me lidhje të thella e të çdo lloji me krimin e trafikun e drogës.

Nuk mjafton më largimi i tij një orë e më parë nga detyra.Ai duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë për të gjitha rastet e shërbimit që ka kryer ndaj bandave, ndaj Balilit, Habilajve, Shullazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.