Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Profili i vrasësit të biznesmenit Biba, zbardhen motivet e krimit

11/05/2016
DETAJET/ Profili i vrasësit të biznesmenit Biba, zbardhen motivet e krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bledar Mneri, autori i vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Vasi Biba ka qenë në kërkim nga policia për vepra të tjera penale ndërkohë që është ende i lirë.

Në një njoftim të saj policia tregon motivet e vrasjes ndërkohë që bën të ditur profilin e vrasësit, një person i rrëzikshëm dhe më precedentë të mëhershëm penalë.
vasil biba portret

Ne foto, Vasil Biba

Njoftimi i policisë:

Policia Vendore e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive disa mujore dokumentoi me prova ligjore dhe identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit Vasil Biba.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Shtetasi Vasil Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.

Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.

Autori i dyshuar është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Mneri u shpall në kërkim nga Policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për këtë shtetas ka vendosur në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimes.

Policia e Tiranës është angazhuar me të gjitha forcat e saj për kapjen e këtij shtetasi dhe vënien sa më shpejt përpara përgjegjësisë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.