Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si ne Rumani dhe ne Kroaci, merr formë Byroja Kombëtare e Hetimit

27/04/2016
Si ne Rumani dhe ne Kroaci, merr formë Byroja Kombëtare e Hetimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mësohet se si do te funksionoje Struktura e Posacme Antikorrupsion dhe Byroja Kombetare e Hetimit. Nen shembullin e Rumanise dhe te Kroacise, agjentet e Byrose do te kene mundesi te hetojne korrupsionin per cdo zyrtar te larte, perfshire edhe njeri tjetrin. Fatkeqesisht Byroja kerkon kohe te marre forme, per shkak se agjentet e saj do te trajnohen ne FBI, sipas abc news.

Drafti i ekspertëve europianë dhe amerikanë që po asistojnë reformën shqiptare në drejtësi, detajon varësinë, llogaridhënien, emërimin, shkarkimin dhe hetimin e vetë anëtarëve të strukturës së posaçme të prokurorisë për hetimin e korrupsionit dhe krimit në nivele të larta.

Kreu i SPAK përkufizohet si një kryeprokuror i ri, madje dhe më i fortë se ai aktual.

Ekspertët propozojnë që struktura e prokurorisë të jetë përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë përfshirë edhe deputetët dhe asnjë person nuk duhet të ketë mundësi të ndërhyjë. Por ata ndërkohë do të kenë mundësi të ndjekin penalisht edhe njëri-tjetrin deri tek drejtuesi i SPAK, sipas shembullit rumun e kroat.

“Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht njëri-tjetrin në rast se kanë dyshime për korrupsion apo krime të tjera, njësoj siç bën DNA në Rumani dhe USKOK në Kroaci. Më e shumta, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund t’i paraqesë Kuvendit ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me shkrim”.

Drejtuesi i prokurorisë së posaçme do të zgjidhet e shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorise dhe llogarinë do ta japë aty. Momenti i shkarkimit bëhet dhe më i rëndësishëm, kur si aprovohet si opsion i mirë zgjedhja e tij me shumicë të thjeshtë, por shkarkimi me të cilësuar.

Sipas Komisionit të Venecias (KV ¶ 48), Këshilli i Prokurorisë duhet të largojë nga detyra Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kjo kufizuar në rastet e sjelljeve të rënda. Për shembull, modeli i diskutuar nga Komisioni i Posaçëm për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, që emërimi të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të kualifikuar, është një zgjidhje e mundshme.

Ekspertët nuk mbështesin zgjedhjen e drejtuesit të SPAK nga Parlamenti. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshë në këtë mënyrë nuk e ka ruajtur atë nga ndikimi politik, vërejnë ata.

“Për momentin, Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të hetojë edhe në ngarkim të anëtarëve të Parlamentit, zgjidhet, i rinovohet mandati dhe largohet nga detyra nga Parlamenti. Ky nuk ka qenë një mekanizëm i efektshëm dhe ruan ndikim politik. Çdo sistem i zgjedhur duhet të pakësojë ndikimin politik”.

Euralius dhe Opdat nuk e konsiderojnë të këshillueshme ngritjen sa më shpjet të SPAK dhe Brosë Kombëtare të Hetimit. Për shkak të llogarisë së mëposhtme Byroja mund të mos ngrihet këtë vit.

“Prokurorët e SPAK-ut dhe Drejtuesi i tyre zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Anëtarët e Këshillit duhet fillimisht të vlerësohen, të kalojnë verifikimet paraprake dhe të zgjidhen. Ky organ nuk ekziston sot. Kjo procedurë shmang ndërhyrjen politike dhe garanton një kryeprokuror të ri i cili është sa më i pavarur që të jetë e mundur. Për më tepër, agjentët e BKH-së duhet të verifikohen dhe të përzgjidhen, gjë që do të kërkojë kohë (mbase tre muaj). Pastaj planifikohet që ata të trajnohen nga FBI-ja jashtë Shqipërisë. Procesi i trajnimit do të zgjasë të paktën gjashtë muaj. “

Prokuroria e posaçme, byroja dhe procesi i kontrollit te gjyqtarëve e prokurorëve të konsideruara si komponentja antikorrupsion e reformës në drejtësi, është ajo për të cilat palët kanë rënë Dakort. Ekspertët nuk kanë dhënë formula për emërimet në institucionet e drejtësisë. Për ta kjo është çështjë politike dhe ajo çfarë presin janë nga komisioni i posaçëm i reformës janë formulat e kompromisit për popullimin e institucioneve në një arkitekturë që nuk ndryshon. /abcnews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.