Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fiori i ‘Fiksit’ shpërthen kundër Erion Velisë: Kjo nuk është Tirana që dua

27/04/2016
Fiori i ‘Fiksit’ shpërthen kundër Erion Velisë: Kjo nuk është Tirana që dua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prezantuesja e emisionit Fiks Fare Fiori Dardha ka denoncuar gjobat e vendosura për dy ditë rradhazi në automjetin e saj, të cilin e parkon prej kohësh në të njëjtin vend.

“Kjo nuk është Tirana që dua!
Dje dhe sot kam marrë dy gjoba për parkim të gabuar. Parkimin, njësoj si pardje, e kam bërë ekzakt në të njëjtin vend. Në fakt, ai është i vetmi vend, ku mundësohet parkimi në lagjen time, tek Prokuroria e Përgjithshme. Deri sot, nuk kishte asnjë tabelë që më ndalon parkimin. Praktikisht, kam marrë dy gjoba të paligjshme, sepse Bashkisë, i vrasin sytë makinat dhe preferon biçikletat. (Ky është hamendësimi më dashamirës që mund të bëj.) Por unë nuk mund të bëj sikur jam tip kaq trendy sa të më pëlqejnë biçikletat. Nuk mund të bëj dot as si pariziene e vogël dhe të shkoj në punë, të dal shëtitje apo të bëj pazar duke vënë tek koshi i biçikletës disa lule, një baguette apo pak djathë brie.
Tirana jonë është me ajër kaq të ndotur, me kaq pak gjelbërim, me rrugë kaq të prishura dhe me gropa, sa nuk mund të tallem dot me veten dhe të pranoj se biçikleta është zgjidhja. Preferoj më mirë të paguaj taksat për makinën time.
Nëse Bashkia nuk është në gjendje të më sigurojë parkim, qoftë edhe me pagesë, do të ishte më e ndershme të propozojë një ligj si në komunizëm, për ndalimin e qarkullimit të makinave private, sesa të më gjobisë vjedhurazi apo të më heqë arbitrarisht çdo hapësirë parkimi.
Nëse “Tirana që duam” do të ndërtohet kundër qytetarëve të vet, atëherë preferoj të jetoj në Londër! Dhe nëse kështu u bëkërka shteti, atëherë më duhet të rikonsideroj idenë se Donald Trump është i zgjedhshëm! – shkruan Fiori.

fiori%20dardhaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.