Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjana: Një fatkeqësi, financat drejtohen nga një pervers, rendi nga një çunak që …

25/04/2016
Gjana: Një fatkeqësi, financat drejtohen nga një pervers, rendi nga një çunak që …
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish­-ministri i Bujqesisë ne qeverisjen demokrate, Jemin Gjana, aktualisht kreu i departamentit të rikthimit të figurave historike në PD, duke akuzuar qeverinë për gjendjen ne vend, deklaron prere se Partia Demokratike përtej problemeve e gabimeve të shfaqura, ka treguar se është një forcë që drejton ndryshe. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” ai thote se përballë një qeverie të tillë, opozita duhet të zhvillojë më tepër opozitarizmin dhe t’u kthejë shqiptarëve besimin tek e ardhmja. Ai ka thënë se PD­së nuk i mungojnë kapacitet intelektuale nga grupimet e reja të politikës, por edhe nga ata që kanë një eksperiencë e trashëgimi të vyer e të papërlyer qeverisëse për të drejtuar punët në të nesërmen.

Gjana kërkon një opozitë të unifikuar ndërsa kreut të saj, Lulzim Bashës, i sugjeron se duhet të reflektojë ndaj kritikave brenda PD­së. “Opozita fjalën ka. Mendoj se si opozitë ia kemi dalë të themi të vërtetat, të sipërmarrim dhe të kurorëzojmë disa lëvizje politike, të bëjmë analizën e plotë dhe të saktë të gjendjes në të cilën ‘Rilindja’ ka katandisur fatet e vendit. Është përpunuar pothuajse programi qeverisës për të ringritur vendin, financat dhe ekonominë e tij. Nuk i mungojnë PD­së kapacitet intelektuale nga grupimet e reja të politikës, por edhe nga ata që kanë një eksperiencë e trashëgimi të vyer e të papërlyer qeverisëse për të drejtuar punët në të nesërmen. Të mendosh se opozita nuk është e gatshme të drejtojë me kualitete që ndryshojnë thelbësisht me ata që drejtojnë sot, më së paku është e pavërtetë”­ thotë ai.

Sipas Gjanës, pyetjet retorike që adresohen ndaj opozitës, shpesh ngjajnë me sy e veshë të mbyllur. “Kemi treguar përtej edhe problemeve e gabimeve të shfaqura se kemi qenë dhe jemi në gjendje të drejtojmë ndryshe. Se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë me PD­në që financat e vendit të drejtohen nga një individ që përveç anglishtes dhe hajdutërisë, mund të mburret edhe me perversitetet njerëzore. Se rendin e sigurinë mund t’i komandojë një çunarak që i shkon shu… dhe komandohet prej lidhjeve të krimit. Se në arsim e shëndetësi ka dalë dukshëm bishti para sqeparit. Se zonjat që drejtojnë nëpër ministri harxhojnë më shumë kohë në sallonet e “make up”­it se në zyrat e punës ministrore. Se në shumë drejtori e agjenci ka njerëz pa shkollë që kanë meritën se vijnë nga bota e krimit. Se një pjesë e ministrave, pa le të tjerët, janë me diploma të sajuara, pa një fakultet të kryer realisht. E gjithsesi, opozita ka vend për më shumë opozitarizëm. Opozita është pjesë e përgjegjësisë që pushteti të burojë nga vota. Qytetarët janë para përgjegjësisë ta çmojnë votën e tyre si mekanizmin e vetëm prej të cilit duhet të dalë pushteti në liri”­ thotë ai. Ai shton me tej se jemi para një dështimi total të qeverisjes së sotme, pasi njerëzit po ushqehen me agjitpropin e ‘Rilindjes’. “Opozita mund dhe duhet të bëjë më shumë, por duket se rrjedha e ngjarjeve kërkon kohën e vet. Është pa sens që njerëzit ndjehen kaq të frustruar sa të njëjtat gjëra në gojën e opozitës i ngazëllejnë më shumë kur i dëgjojnë nga Blushi. Dua ta them troç se opozita zvetnohet kur njerëzit ulin kokën dhe kanë më pak guxim se në kohën e diktaturës. Mijëra e mijëra biznese rruge e biznese të vogla e të mesme në faliment a në prag falimenti kanë frikë t’i dalin zot vetes, të bashkëngjiten në lëvizjen e opozitës. E gjitha nga frika, nga arroganca e pushtetit”­ thote ai. Gjana shton me tej se janë qindra të tilla e njerëzit nuk guxojnë të denoncojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026
TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.