Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kastrati Group: Nuk jemi kërcënuar nga Emiljano Shullazi

20/04/2016
Kastrati Group: Nuk jemi kërcënuar nga Emiljano Shullazi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kastrati Group, ka reaguar lidhur me përmendjen e emrit të kësaj kompanie, si një ndër disa të tjera të gjobitura nga Emiljano Shullazi. Duke mohuar një gjë të tillë, Presidenti i kësaj kompanie kërkon nga prokuroria të hetojë fabrikuesit e këtij lajmi dhe shpërndarjes së një shkrese të pretenduar se ka dalë nga vetë organi i akuzës.
Duke garantuar opinionin publik, klientët dhe bashkëpunëtorët për integritetin, seriozitetin dhe korrektësinë, për Kastrati Group, përfshirja e emrit të kësaj kompanie është tendencioze dhe e sponsorizuar nga konkurrenca e pandershme.

Deklarata e plotë e Kastrati Group


kstTë nderuar Zotërinj! Duke u nisur nga publikimi në disa portale dhe media elektronike më dt. 19. 04. 2016, të një lajmi referuar një shkrese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, ku përmendet emri i Z. Shefqet Kastrati dhe kompania “Kastrati Group”, ju bëjmë me dije se:
Lajmi i publikuar dhe përmbajtja e shkresës së cilës i referohet, janë gënjeshtra dhe nuk kanë të bëjnë me Z. Shefqet Kastrati, kompaninë Kastrati Group si dhe asnjë person tjetër që ka lidhje me ata.
Me përgjegjësi të plotë qytetare dhe morale deklarojmë se nuk kemi pasur asnjë kontakt, bisedë, presion apo shantazh nga asnjë person, madje personat e përmendur në lajm si Emiljano Shullazi etj, nuk i kemi njohur kurrë.
As prokuroria, policia dhe asnjë strukturë tjetër ligjzbatues nuk është investuar nga ne dhe as nuk na ka kërkuar, pyetur apo verifikuar rreth këtij aludimi të pavërtetë.
Përfshirja dhe implikimi në mënyrë të papërgjegjshme e Presidentit te Kastrati Group, nga institucione apo media te caktuara, pa asnjë lidhje me të vërtetën, pa fakte, ankesë, pyetje dhe verifikime, na bëjne të dyshojmë për veprime tendencioze të sponsorizuara nga konkurrenca e pandershme, me synim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të kompanisë dhe drejtuesit të saj.
I kërkojmë me forcë Prokurorit të Përgjithshëm të nisi menjëherë hetimet rreth mënyrës së fabrikimit dhe shpërndarjes së kësaj shkrese dhe këtij lajmi të pavërtetë.
Ftojmë çdo organ ligjzbatues të bëjë publike provat dhe faktet mbi të cilat pretendohet, në të kundërt ju kërkojmë të bëni menjëherë përgënjeshtrimin.
Në rast të mosreagimit, do i drejtohemi organeve gjyqësore për të kërkuar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e dëmtimit të imazhit dhe personalitetit.
Duke garantuar opinionin publik, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë për integritetin, seriozitetin dhe korrektësinë tonë, ju kërkojmë mediave që e kanë publikuar të përgënjeshtrojnë këtë lajm dhe të gjitha mediave të publikojnë këtë deklaratë.
Me besimin në etikën tuaj profesionale dhe në respektim të së drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, mbetemi në pritje të reagimit tuaj.

Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.