Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lista e barnave që mungojnë në spitale, në farmaci barna të falsifikuara”

19/04/2016
“Lista e barnave që mungojnë në spitale, në farmaci barna të falsifikuara”

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Fondi për shëndetin po vidhet çdo ditë, dhe Ilir Beqaj injoron thirrjet për ndihmë të pacientëve dhe familjarëve të tyre, deklaroi sot deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
albana vokshi

Deklarata:

“Në spitalin Onkologjik, edhe pas denoncimeve të pacientëve, vizitës së deputeteve te PD te Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, gjendja është katastrofike. Akseleratori linear nuk është vënë në funksionim ende. Njëra prej aparaturave të kobaltit nuk e ka burimin e energjisë të përshtatshëm e nuk funksionon ashtu siç duhet. Ilaçet mungojnë. Në pjesën më të madhe të rasteve, qytetarët nuk e përballojnë dot faturën e kripur të këtyre medikamenteve të shtrenjta që duhet ti marrin nëpër farmaci. E në këto raste, jo vetëm shëndeti por edhe jeta e tyre është në rrezik çdo ditë.

Për ta përditësuar kampionin e korrupsionit, po ju sjellim disa dëshmi, të publikuara ditët e fundit në gazetën Shendet Plus.

-Qerimi nga Kukësi, i papunë ka dy fëmijë hemofilik, një djalë 10 vjeç dhe një vajzë 12 vjeç. Ai thotë se në QSUT nuk ka ilaçe, mungon prej kohësh faktori VIII. Mungesa e mjekimit të pështatshëm shkakton hemorragji dhe jeta e fëmijëve është në rrezik.

– Xhuljana 18 vjeç nga Pogradeci. Trajtohet tek Onkologjiku. Ajo dëshmon se nuk po e bën dot kurimin sepse në spital nuk ka medikamente. Në Farmaci janë shumë shtrenjtë dhe familja e saj nuk i përballon dot.

-Dituria, një grua e shtruar tek Hematologjia thotë se i blen vetë ilaçet. Por ai i duhuri, Velkadi, kushton miliona dhe ajo nuk e përballon dot.

-Ndërkohë, tek Infektivi në QSUT, mungon prej javësh çdo preparat për trajtimin e të sëmurëve me HIV-AIDS.

Tek Trauma mungon çdo gjë. Barnat i blejnë vetë pacientët, analizat duhet të bëhen tek privati, protezat duhet t’i sigurojnë vetë ku më e lira kushton 800 euro.

Por një tjetër shqetësim i madh, është futja e ilaceve kontrabandë, të pakontrolluar. Tregu farmaceutik është kapur nga,”koordinatori i korrupsionit Beqaj” .

Për shkak të politikave klienteliste, Glaxo dhe Actavis janë larguar nga Shqipëria. Jo vetëm në çdo spital, por dhe në farmaci mungojnë çdo ditë barna, edhe ato jetike.

Ndryshimet klienteliste të ligjit të barnave në Shqipëri, i hapën rrugë barnave të falsifikuara dhe atyre kontrabandë dhe të skaduara. Cilësia e barnave nuk është e garantuar. Në datën 7 mars në një seancë degjimi në Komisionin e Jashtëm, Beqaj u detyrua të pranojë se në treg ka barna të falsifikuara, në përpjekje për të shpëtuar nga ndjekja penale.

Me Konventën Medicrime dhe në ndryshimet në Kodin Penal, lejimi i ilaçeve kontrabandë konsiderohet krim, neni 284-d që parashikon deri në 5 vjet burg.

Ndaj i bëjmë përsëri thirrje prokurorise të përparojë me hetimet për të ndalur këtë krim të tmerrshëm në shëndetësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026
DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026
DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.