Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shullazi nën vëzhgim për 6 gjobëvënie

18/04/2016
Shullazi nën vëzhgim për 6 gjobëvënie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emiljano Shullazi dhe personat e arrestuar bashkë me të pas mesnatës së shtunë, po hetoheshin prej tre muajsh.

Një burim nga Prokuroria i tha gazetës Panorama se në total janë gjashtë raste kërcënimesh e gjobëvëniesh që po hetohen në ngarkim të Emiljano Shullazit.

“Nuk ka pasur më parë prova direkte që t’i lidhnin këto krime me emrin e shtetasit Emiljano Shullazi, edhe pse ka pasur dyshime të vazhdueshme”, thanë burimet. Sipas tyre, informacioni për lidhjen e të arrestuarit me veprat për të cilat ai akuzohet është përfituar pas hetimit 3-mujor dhe metodave speciale të vëzhgimit të realizuara nga Policia Gjyqësore dhe SHISH.

Në shkurt të vitit 2016, në Policinë e Shtetit ishte bërë kallëzimi penal nga biznesmeni Arjan Zika për gjobëvënie në lidhje me një parking të madh në një pallat pranë Policisë Ky denoncim ka nisur të hetohet nga ana e Prokurorisë dhe oficerëve gjyqësorë me metoda speciale, pasi, veç dëshmisë së biznesmenit, mungonin provat e tjera. Por nisja e hetimeve në shkurt 2016 dhe mbajtja nën mbikëqyrje e Shullazit me anë të metodave speciale, duket se ka zbardhur momente të tjera të aktivitetit penal të tij.

Policia thotë se po hetohen edhe rastet e gjobëvënieve të ndodhura ndaj biznesmenëve Xh.T dhe F.S.

Këto dy raste, bashkë me dy të tjera, janë ngjarje në të cilat biznesmenë të ndryshëm kanë paguar nën kërcënim shuma deri në 100 mijë euro. Burime jozyrtare kanë përmendur shifra edhe më të larta sesa kaq, por ende nuk ka konfirmime në lidhje me këtë fakt nga ana e Prokurorisë.

Dyshohet se shumat në fjalë janë paguar nga ana e biznesmenëve të cilëve u janë vendosur gjoba. Ata nuk kanë bërë denoncim, por, sipas informacioneve të mbledhura nga ana e Policisë, SHISH-it dhe Prokurorisë, autor i këtyre ngjarjeve mund të jetë Emiljano Shullazi. Së paku në Prokurori, procedimet penale për këto raste janë regjistruar në emër të tij, pasi disponohen 4 informacione të përcjella nga Policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit. Ata e kanë paguar gjobën e kërkuar, por nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.