Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKRIMINALIZIMI/ Zyrtarët shmangin pyetjet e nxehta për të mbuluar të kaluarën e tyre

17/04/2016
DEKRIMINALIZIMI/ Zyrtarët shmangin pyetjet e nxehta për të mbuluar të kaluarën e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Procesi i zbatimit të ligjit për dekriminalizimin ka hyrë në një fazë vendimtare, ku priten edhe surprizat e para. E gjithë vëmendja është zhvendosur te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni i ngarkuar me ligj për të administruar formularët e vetëdeklarimit për deputetët, kryebashkiakët etj, raporton shqiptarja.com.
Ditët e fundit, institucioni kryesor i administrimit të zgjedhjeve është “pushtuar” nga deputetë, kryetarë bashkish dhe këshilltarë, të cilët kanë dorëzuar dhe po dorëzojnë formularët e plotësuar, para skadimit të fatit të përcaktuar, që është data 4 maj.
Aktualisht, KQZ nuk ka një bilanc për numrin e funksionarëve shtetëror, që nuk kanë dorëzuar formularin, por sipas burimeve, në formularët e vetëdeklarimit janë konstatuar shumë gabime.

Gabimet
Tendenca në plotësimin  e formularit, “anon” nga evitimi i përgjigjeve të pyetjeve “kyçe” dhe thelbësore, të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën dhe llogaritë e zyrtarëve me drejtësinë.
Përpos evitimit të pyetjeve, me sa duket për të mbuluar të kaluarën e tyre, gabimet kanë ardhur edhe nga mosnjohja, mungesa e konsultimit dhe në mënyrë të pavetëdijshme.
Pyetjet e evituara kanë të bëjnë me rastet e ndalimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, arrestimit apo dënimit, rastet e dëbimit, emrat e mëparshëm etj.

Detyrimet
Ligji për dekriminalizimin dhe aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin e tij në praktikë, nuk lënë asnjë shteg dhe mundësi për funksionarët e lartë, që të fshehin ose manipulojnë të kaluarën e tyre. Zyrtarët mund të japin përgjigje të rreme në formular dhe më pas të mbajnë përgjegjësi penale, por loja me pyetjet, praktikisht, duket se është e pamundur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u rikthejë mbrapsht për riplotësim formularin deputetëve apo kryebashkiakëve të caktuar, të cilët kanë lënë pjesë të paplotësuara apo kanë plotësuar pjesë gabimisht. Pas njoftimit nga ana e KQZ, zyrtarët do të kenë vetëm 5 ditë afat, për të dorëzuar formularin pa të meta.

 

KQZ apelon: Dorëzoni formularët, ose humbisni mandatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një letër paralajmëruese të gjithë të zgjedhurve vendorë, ku i vendos në dijeni se nëse nuk dorëzojnë deri në 4 maj formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të humbasin mandatin e tyre. Në letrën e zbardhur nga gazeta “shqiptarja.com”, thuhet se mosdorëzimi brenda afatit i këtij formulari përbën një nga kushtet e pushimit të mandatit.
“Personat që gëzojnë aktualisht mandatin, nëse nuk depozitojnë pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit brenda afatit 2 mujor pas hyrjes në fuqi të vendimit, pra jo më vonë se data 4 maj 2016, do të trajtohen sikur të kenë rezultuar në një nga rrethanat që përbëjnë kusht për pushimin e mandatit”,thuhet në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Skënder Vrioni.
Po ashtu, KQZ bën me dije këshillat bashkiakë se nuk mund të zëvendësojnë anëtarët e tyre tashmë siç është bërë, me emrin pasardhës.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.