Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Laç, demonstrim force me të shtëna armësh, arrestohet një person – në kërkim babë e bir

15/04/2016
Laç, demonstrim force me të shtëna armësh, arrestohet një person – në kërkim babë e bir
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një demonstrim force, me të shtëna armësh zjarri, e nisur dy net më parë në Laç, ka vënë në pranga vetëm njërin prej protagonistëve, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se në datën 13. 04. 2016, është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë filluar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.
Në përfundim të veprimeve hetimore, mësohet se nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e personave,
Eriger (Gentian) Bushi, 37 vjeç, banues Laç dhe djali i tij, G. B., 16 vjeç, banues Laç,
Gjithashtu po në datën 13. 04. 2016, mësohet se u bë shpallja në kërkim edhe për Bardhok Tuci, 41 vjeç, banues Laç, i cili u ndalua një ditë më pas.

Ngjarja
Ngjarja që ka çuar në prangosjen e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri së bashku me të birin e tij 16-vjeçar, ka ndodhur dy net më parë.
Mbrëmjen e së mërkurës, në Laç, Bardhok Tuci ka goditur me mjete te forta dhe ka kanosur duke qëlluar me armë zjarri në ajër, Eriger (Gentian)Bushi.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë model 54.
Pas këtij sherri, djali i Eriger (Gentian) Bushit, pasi është vënë në dijeni se babai i tij është goditur me mjete të forta e kanosur me armë zjarri, ka lëvizur me mjetin e babait të tij tip BMW më targë AA 928 MG,(e cila është shpallur në kërkim), ka shkuar te karburant “Tuci” duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhit të këtij karburanti ku si pasojë janë dëmtuar automjeti Audi A3 me targa AA 136 NI, në pronësi të P. L., dhe mjeti tip BMW  X5 me targa AA 188 MS, në pronësi të A. T., të cilat ishin të parkuara në parkimin e karburantit.

Provat
Pas veprimeve të para hetimore, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, dy mjetet me targa AA 136 NI dhe AA 188 MS dhe 16 copë gëzhoja armësh mod. 56
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Eriger(Gentian) Bushi u sekuestrua edhe një fishek mod. 54.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 Kodit i Penal në ngarkim Eriger(Gentian) Bushit.
Po ashtu, për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “prishja e qetësisë publike” dhe “shkatërrimi i pronës” parashikuar nga  Nenet 278, 274 dhe 150 të Kodit Penal, çështja është referuar në prokurori edhe në ngarkim të G. B.
Për veprat penale “kanosja”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “prishja e qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 84, 278 e 274  të Kodit Penal, edhe në ngarkim të shtetasit Bardhok Tuci, çështja i është referuar organit të akuzës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.