Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kronika tragjike u paralajmërua nga deputeti Strazimiri

07/04/2016
Kronika tragjike u paralajmërua nga deputeti Strazimiri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Gent Strazimiri ka paralajmëruar para një viti problemet që lidheshin me helikopterët e Farkës. lapsi.al ka gjetur fjalën e tij në Parlament ku ai ndër të tjera paralajmëronte se për shkak të korrupsionit me karburantin e helikopterëve mund të ndodhin edhe tragjedi.

Ja cfarë thoshte ai një vit me parë:
“Ju shkon puna deri atje saqë nuk pyesni as për kokën tuaj. A luhet për para, a luhet me karburantin e helikopterit që ti vetë e përdor dhe ha kokën nesër? Kanë bërë një parapagim 200 mijë litra karburant për helikopterët, sigurisht kanë vonuar një tender, gojët e këqija thonin se donin 300 lekë për litër fitim. Negociatat kanë zgjatur aq shumë, saqë kur është firmosur kontrata ishte krejtësisht e pazbatueshme. Atëherë çfarë bëjmë? Ai japim të gjithë fondin, për të gjithë sasinë 200 mijë litra, në një kohë kur kapacitete magazinuese ke vetëm për 80 mijë litra. Dhe janë kapacitete magazinuese specifike për këtë lloj karburanti, sepse përbëhen nga një material tjetër. Jo! Kanë marrë aq sa mbajnë fuçitë e regjimentit të Farkës dhe pjesën tjetër e kanë depozituar diku në Lushnje, e kanë lënë gjithësesi jashtë kushteve teknike, në depozita metalike, çka e bën atë karburant, dhe do të mbash përgjegjësi nëse ndodh një aksident i tillë, të papërdorshëm. Të paktën kryeministrit t’ia kishe thënë se edhe ai hipën herë pas here. T’i kishte dhënë nga xhepi ato 200 milionë lekë që ke fituar për atë punë. Të paktën të ruante kokën”, thotë Strazimiri.

Deri tani nuk janë bërë publike arsyet e rënies së helikopterit, por përvec defekteve të ndryshme në aparatura dhe motor duhet të hetohet thellësisht për mundësinë e mbingarkesës së helikopterit dhe cilësisë së karburantit.

Ministrja Kodheli u akuzua dje se kishte nisur një ngarkesë me helikopter për në vilën e saj në ndërtim në Vermosh. Edhe qeveria ka konfirmuar fluturimin në Vermosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.